Ndërsa shumë prej nesh janë përgatitur duke pritur që të kalojë recesioni, tregu i punës ka ndryshuar. Për të patur sukses në një treg të transformuar të punës, mësoni se ju keni me të vërtetë vlerë. Bëni kërkime mbi pagën që mund të komandoni realisht – për fat të keq ka gjasa që ajo të jetë më pak se sa ju prisni. (Recesioni ka cuar në aspak ose fare pak rritje të pagës; në të vërtetë ka pasur deflacion të pagës gjatë kësaj periudhe). Burime të dobishme janë PayScale dhe Glassdoor.
Nëse dëshironi të jeni të sigurt, pyesni një ‘headhunter’(rekrutues) ose bisedoni me njerëzit në shoqatën tuaj profesionale. Për më tepër, sigurohuni që nuk jeni duke përdorur teknika të modës së vjetër të kërkimit. Në pesë vitet e fundit, bordet e punës kanë ndjekur rrugën e reklamimit nëpër gazeta. Tanimë, rekrutuesit përdorin në mënyrë proaktive mediat sociale në mënyrë që të identifikojnë kandidatët e mundshëm në vend që të presin grumbullimin e CV. Nëse nuk keni prani të medias sociale – në LinkedIn, Tëitter, apo një faqe tuajën në internet – ka të ngjarë që të mos ju vënë re.