Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami në një takim shefin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Kosovë, Anton Kobakov, ku u diskutua për bashkëpunimin ndër-institucional në funksion të përkrahjes së biznesit privat.
Ministrja Bajrami e informoi z. Kobakov me prioritetet e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në përkrahjen e zhvillimit të sektorit privat, përmirësimin e klimës së biznesit, avancimin e politikave tregtare, përmirësimin e lëvizjes sё lirë të mallrave dhe rregullimin e tregut të brendshëm.
Ajo theksoi se bashkëpunimi i vazhdueshëm me BERZH-in do të intensifikohet edhe më tutje për të koordinuar mundësitë e përkrahjes së projekteve me interes ekonomik ndërsa, përfaqësuesit e BERZH-it ishin të interesuar që të mbështesin edhe në të ardhmen projektet dhe nevojat e Kosovës, konkretisht në fushën që gërshetohen me Ministrinë e Tregtisë.
Të dyja palët u dakorduan që të vazhdojnë zgjerimin e bashkëpunimin reciprok në të gjitha sferat.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.