“Konsumatorët nuk janë ende duke menduar Krishtlindjet, edhe pse dyqanet janë duke punuar për të gjeneruar sa më shumë shitje përmes niveleve të larta të skontove festive”, tha drejtori i përgjithshëm i BRC, Stephen Robertson.
“Shitësit me pakicë shpresojnë që klientët, të cilët kanë ruajtur me kujdes financat e tyre në muajt e fundit, të vazhdojnë të blejnë për veten dhe familjet e tyre në muajin dhjetor, pa u penguar nga moti i ashpër, i cili ndërpreu blerjet 12 muaj më parë”.
Shitjet e artikujve joushqimorë në internet, porosi me postë dhe telefon u rritën me 8.6% në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, por kjo ishte rritja më e dobët që nga muaji mars. Rritja e shitjeve e të artikujve ushqimorë pësoi pak ndryshim nga muaji tetor (niveli më i ulët në 5 muaj), edhe pse ka pasur disa kërkesa për linjat premium dhe ushqim të gatshëm. Shitjet e tualeteve dhe kozmetikës ranë për herë të parë gjatë dy viteve, me kërkesë të ulët për medikamente për kollën dhe të ftohtin, për shkak të motit të butë.
“Të shqetësuar thellë”
“Duke pasur parasysh rolin kyç të shpenzimeve të konsumatorit, sondazhi i BRC-së ngre shqetësimin se ekonomia po rikthehet drejt recesionit”, tha Howard Archer në “IHS Global Insight”.
“Konsumatorët janë të shqetësuar thellësisht për të dyja, qoftë parashikimin ekonomik vendas, qoftë për atë global, ndërkohë që edhe tregu i dobët i banesave ka pasoja negative për shpenzimet e konsumatorëve”.
Ka pasur një numër paralajmërimesh për fitimet e ulëta të para-Krishtlindjeve dhe deklarata të shitësve për ecurinë e dobët në javët e fundit.
Ka pasur edhe paralajmërime për rënien e shitjeve dhe marzhet e fitimit nga “Top Shop”, “Sir Philip”, ndërkohë që edhe “JD Sports” ka konfirmuar rënie të shitjeve.