Tubacioni i dytë “Rrjedha Turke” do të kalojë përmes Bullgarisë, tha ministrja e Energjisë, Temenuzhka Petkova në një konferencë të zhvilluar në Asamblenë Kombëtare. Kompania bullgare e gazit, Bulgartransgaz do të ndërtojë një tubacion nga kufiri turk deri në Serbi.
Përveç kësaj, do të ndërtohen edhe dy stacione të reja kompresori, tha ministrja Petkova.
Kjo është pjesë e strategjisë së energjisë të ripërtërishme në Bullgari. Në Bullgari dhe Serbi, furnizimet e para të gazit natyror do të vijnë në vitin 2020; në Hungari në vitin 2021 dhe në Sllovaki në gjysmën e dytë të vitit 2022. Strategjia e energjisë së ripërtërishme parashikon ndërtimin e një qendre shpërndarjeje të gazit brenda territorit të vendit, e ashtuquajtur edhe si qendra ballkanike për shkëmbimin e gazit.