Çmimet e shtëpive në Londër u rritën në ritmin më të ulët në më shumë se tre vjet muajin e kaluar, duke ‘qetësuar’ tregun e vendit.
Institucioni Mbretërore i Chartered Surveyors tha se indeksi i tij mujor për kryeqytetin ra në 9 në gusht nga 11 që shënonte në korrik. Një tregues i Britanisë ra në 40 nga 48, shifra më e ulët në një vit.
RICS (një organ i pavarur profesionistësh që rregullon Chartered Surveyors ) fajësoi ngadalësimin mbi rregullat më të ashpra të kredive hipotekore që hynë në fuqi në fillim të këtij viti dhe perspektivën e normave të larta të interesit. Prona jashtë Londrës po shfaqet me fleksibel sepse në disa zona, ‘rimëkëmbja është nën kontroll vetëm kohëve të fundit dhe aftësia për të paguar është pak më e dobet,’ referoi ai.
Sondazhi është në harmoni me raporte të tjera që tregojnë se kërkesa e pronës dhe rritja e çmimeve ‘po zbehet’ në Londër. Hometrack Ltd. tha se vlerat në kryeqytet ‘stanjuan’ në gusht dhe se kishte ‘prova të rritjes së rezistencës’ ndaj cmimeve të larta.