Kreu i financave greke ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme. Në një mesazh në rrjetin social “Twitter”, Varoufakis ka fajësuar Eurozonën për dorëheqjen e tij. “Jo më ministër. Eurogrup kundër prezencës sime në takime”, citohet në mesazhin e Varoufakis.
Ai shtoi më tej se ideja për të mos qenë në takime, kryeministrit Aleksis Cipras e ka pëlqyer. “Ideja për të mos qenë në takime, Cipras e pëlqeu. “I pëlqen sepse mendon se mund të arrijë marrëveshje. Për këtë arsye, mendova të jap dorëheqjen. Do ta ‘vesh’ me krenari urrejtjen e kreditorëve”, tha ai.
Greqia votoi në referendumin e të dielës kundër reformave të propozuara nga europianët, ku mbi 60 përqind e grekëve votuan “JO”.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.