Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka miratuar sot në parim paketën fiskale dhe projektbuxhetin për vitin 2018.
Deputetët opozitarë kanë kontestuar këtë votim, duke kërkuar më shumë kohë.
Pr.buxheti 2018 dhe paketa fiskale shoqëruese u miratuan vetëm me votat e mazhorancës.
Në seancat e mëparshme, pikat që kanë hasur diskutime kanë qenë: Koncesionet dhe njohja e tyre si detyrim vjetor; përjashtimi nga taksat e hoteleve me 5 yje, taksat e parashikuara për pronën, etj.
Sipas pr.buxhetit 2018, totali i të ardhurave për vitin 2018 pritet që të arrijë 464.3 miliardë lekë (rreth 3.4 miliardë euro), me një rritje prej 6.4% në krahasim me aktin normativ 2017, apo rreth 200 milionë euro më shumë se të ardhurat që pritet të mblidhen këtë vit. Lexo për më shumë: Zbardhen tabelat e Buxhetit 2018.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.