Dalja e Britanisë nga Bashkimi Europian mund të gjenerojë zhvlerësimin e kreditimit të vendeve të tjera europiane. Kështu ka deklaruar agjencia e vlerësimit Fitch. Shteteve të cilave iu drejtua agjencia ishin Gjermania, Franca, Spanja, Irlanda dhe Hollanda.
Fitch thekson se një Brexit i mundshëm sjell rrezikun e një precedenti të rrezikshëm që mund të nxisë vende të tjera drejt daljes.
Kohë më parë, Fitch deklaroi se në rast të një Brexit të mundshëm, vlerësimi i Britanisë do të rishikohej në territor negativ.
Në terma tregtarë, agjencia bën të ditur se vendet më të ekspozuara janë: Irlanda, Malta, Belgjika, Hollanda, Qipro dhe Luksemburgu.
Eksportet e këtyre vendeve drejt Britanisë përbëjnë më shumë se 8% të PBB-së.