Athinës do t’i jepet një shans final për të prezantuar një plan me reforma të reja, për t’ia prezantuar liderëve të eurozonës gjatë ditës së sotme, pavarësisht sjelljes të rënduar tashmë në Greqi, sidomos pas referendumit të së djelës.
Por, zyrtarët e eurozonës thanë ditën e djeshme, se ishin në gjendje të rinisin bisedimet, për ta mbajtur Greqinë brenda zonës euro.
Mëngjesin e sotëm, kryeministri francez Manuel Valls, i cili ishte rrugës për të shkuar në Bruksel, tha se Franca nuk do të marrë riskun përsipër të lënies së Greqisë të dalë nga eurozona. “ Baza e një marrëveshje ekziston”- ka thënë ai, duke shtuar se qeveria franceze do të bëjë gjithçka për ta mbajtur Greqinë në EU.
“Franca është e bindur se ne nuk mund të marrin përsipër riskun e një Grexit”- tha ai, për RTL Radio.
Z. Valls pritet të takohet me homologun e tij të ri grek, Euklidi Tsakalotos, përpara samitit. Por kjo nuk ishte e qartë nëse do të jetë takim bilateral, ose si pjesë e Eurogrupit.
Banka Qendrore Evropiane ka forcuar mjetet monetare në ndihmë të bankave të “uritura” greke të hënën në mbrëmje, kur u kërkohet atyre më tepër asete, në këmbim të kredive emergjente. Ajo nuk zbulon shkallën e përshtatjes së saj ndaj rregullave të kolateralit, por pret nga të katra bankat më të mëdha të Greqisë që të mbajë qasje në kredi. BQE vendosi tavanin e ndihmës prej € 89 mld një javë më parë.
Banka Qendrore Evropiane do të duhet të pyesë udhëheqësit e zonës euro për të garantuar borxhin e qeverisë greke për ta përdorur si kolateral, që të ruajë likuiditetin. Bankat e Greqisë do të mbetet e mbyllur deri të paktën të enjten.
Shumë zyrtarë të përfshirë në bisedime thanë se nuk kishte pak vullnet për të dhënë në çdo front, dhe paralajmëruan se nuk ka ende një rrugë të qartë drejt një marrëveshje që mund të shmanget një falimentim , kur duhet veçse dy javë për pagesën e rradhës së Greqisë për BQE-në.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.