Ekonomia e Gjermanisë ruajti vrullin e qëndrueshëm të saj në fund të 2015, duke treguar elasticitet mes ngadalësimit të tregjeve në zhvillim që ka intensifikuar shqetësimet rreth rritjes globale dhe i ka nxitur kapitalet në rënie gjatë këtij viti.
Produkti i brendshëm bruto u rrit një shifër të rregulluar sezonale prej 0.3 për qind në tre muajt që u mbyllën më 31 dhjetor, ngjashëm me normën e tremujorit të kaluar, referoi Zyra e Statistikave në Ëiesbaden Federal. Kjo është në përputhje me vlerësimet e ekonomistëe në një sondazh të Bloomberg. Një raport muajin e kaluar ka treguar se ekonomia u zgjerua një shifër të rregulluar sezonale prej 1.7 përqind gjatë githë vitit 2015.
Besimi i biznesit gjerman ka rënë për dy muajt e fundit, dhe trazira në aksionet globale ka shtyrë treguesin referencë të Evropës tdrejt nivelit më të ulët të tij që nga viti 2013. Pasiguria e lartë shoqëruar edhe me reduktimin e normave të interesit të bankave qendrore në mbarë botën dhe Bankën Qendrore Evropiane që po konsideron të shtojë stimujt e saj, po rëndon mbi perspektivat për Gjermania, ekonominë më të madhe të eurozonës.
Kërkesa e brendshme është mbështetur nga rënia në naftë dhe inflacioni që ka vijuar i dobët përkundër programit të zgjeruar të stimujve të BQE-së. Papunësia gjermane është në një rekord të ulët dhe pagave reale u rritën 2.5 për qind në vitin 2015, rritja më e fortë që nga viti 2008.