Shqipëria renditet e 37-ta në botë sipas Indeksit të Open Data 2015, përpiluar nga Open Knowledge International, duke marrë në konsideratë se sa transparente, të dobishme dhe të përdorshme janë të dhënat e intitucioneve kryesore të një vendi.
Sipas këtij Indeksi, Shqipëria është 42 % “e hapur”, sa i përket të dhënave të saj. Krahasuar me rajonin, të dhënat e vendit tonë janë më të përdorshme dhe të hapura krahasuar me Maqedoninë që renditet e 69-ta, ndërsa Kosova gjendet 2 shkallë mbi ne.
E krahasuar me një vit më parë, Shqipëria ka bërë përmirësime të dukshme, duke ngjitur mbi 61 shkallë.
Sa i përket të dhënave në dispozicion të marra në konsideratë në këtë indeks, më mirë rezultojnë shpenzimet qeveritare, ndjekur nga lokacionet, hartat kombëtare, regjistrimi i kompanive, të dhëna mbi pronësinë, prokurimet, buxheti qeveritar, të dhënat e votimeve etj.
Sipas indeksit, në vend të parë qëndron Tajvani, i konsideruar 78 % i “hapur” , ndjekur nga Britania e Madhe dhe Danimarka. Ndërsa në fund të listës qëndrojnë Libia, Siria dhe Mianmari.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.