Si[ shihet dhe nga grafikut, përgjatë vitit 2012 individët rezultojnë se e kanë pasur shumë të vështirë që të kursejnë nga pagat apo të ardhurat e tjera në lekë, ndryshe nga vitet e mëparshme, kur depozitat në lekë të individëve kanë pasur një rritje të kënaqshme. Ecuria e dobët e depozitave në lekë të individëve tregon për një frenim të tregut të brendshëm, ndërkohë që bankat vazhdojnë t’u gëzohen kursimeve në valutë, që vijnë kryesisht nga emigrantët.
Në total, depozitat e sistemit bankar muajit korrik u rriten me 7.7 miliardë lekë, apo me gati 1% në krahasim me muajin e mëparshëm, duke shënuar ritmet më të larta mujore të rritjes përgjatë këtij viti. Në këtë tendencë ka ndikuar dhe fillimi i efekteve sezonale (rritja e prurjeve të emigrantëve që konstatohet gjithmonë në sezon vere, por që gjithsesi efektin e plotë e jep në gusht).
Edhe gjatë muajit korrik, e gjithë rritja ka ardhur nga shtimi i kursimeve në valutë, ndërkohë që për herë të parë në periudhën e fundit është konstatuar një tërheqje e lehtë e depozitave të individëve në lekë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.