Për të kuptuar se çfarë duhet të vizitoni në Leeuwarden (Holandë, në rajonin e Friesland) mjafton një vizitë turistike në qendrën e qytetit, e pasur me monumente me vlerë të madhe arkitekturore.
Leeuwarden, mjaft mikpritës dhe i qetë, është një destinacion popullor për shumë turistë dhe ndër qytetet më të vizituara në Holandë. Në Leeuwarden mund të shkoni në çdo stinë të vitit.
Ju këshillojmë ta nisni vizitën në lagjen Nieuwestad, ku janë përqendruar pjesa më e madhe e atraksioneve të Leeuwarden.
Aty ndodhet Oldehove, një kullë-kishë e papërfunduar, e ngjashme me atë të Pisa-s, e ndërtuar në vitin e largët 1529 dhe që prej atëherë është bërë e famshme në të gjithë botën.
Shumë pranë kullës është statuja e Pieter Jelles Troelstra, i cili pas Luftës së Dytë Botërore u përpoq të organizonte në Holandë një revolucion socialist, por nuk ia doli mbanë.
Gjithnjë në atë zonë ju duhet të vizitoni edhe Waag, një ndërtesë e cila mes viteve 1400 dhe 1700 përdorej ndër të tjera si një muze, stacion zjarrfikësish, teatër anatomik etj.
Ndër atraksionet e tjera në Leeuwarden janë edhe muzetë e shumtë në qytet. Më i rëndësishmi është ndoshta Fries Museum, në brendësi të të cilit mund të shihni artefakte të historisë së zonës.
Një hapësirë e veçantë u është rezervuar mjeteve me të cilat u ndërtua diga holandeze që dallon zonën. Dhe jo rastësisht, janë pikërisht banorët e Friesland që punuan për të realizuar këtë ndërtim të madh.
Jo shumë larg është Princessehof Museum, një muze i nivelit kombëtar, me artefakte qeramike nga Holanda dhe Kina. Edhe ndërtesa në të cilën ndodhet muzeu, një pallat aristokrat, meriton vëmendje. Muzeu ka një seksion i cili i rezervohet qeramikës holandeze dhe disa salla që u kushtohen veprave në qeramikë aziatike.
Dhe në fund, nëse e vizitoni Leeuwarden së bashku me fëmijët tuaj dhe jeni të pavendosur se çfarë të vizitoni në qytet, ju këshillojmë Natuurmuseum (Muzeu i Historisë së Natyrës). Aty ndodhet zbulime që vijnë nga Vendet e Ulëta dhe veçanërisht Holanda.