Në fund të javës së kaluar, gjashtë vendet e rajonit (Shqipëria, Kosova, Bosnja, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia) të përfaqësuar nga ministrat e Ekonomisë, firmosën marrëveshjen e përbashkët për investimet në Tivar të Malit të Zi, në kuadër të planit të përbashkët rajonal.
Marrëveshja e ndarë në tre drejtime kryesore synon krijimin e një ambienti unik për rregulloret dhe ligjet që trajtojnë investimet e huaja. Gjithashtu, synohet krijimi i platformave të përbashkëta online dhe një politikë marketimi e përbashkët për sektorët me vlerë të shtuar. Ja marrëveshja e plotë:
I.Tërheqja e investitorëve
– Rritja e mundësive për hyrjen e investimeve
– Rishikimi i ligjeve dhe rregulloreve vendase për mospërputhjet. Të publikohet një listë e konsoliduar e barrierave ligjore për hyrjen në rritjen e transparencës për investitorët.
– Lista të përdoret për të informuar të interesuarit mbi pengesat ekzistuese për investimet në rajonin e WB6.
– Të përmirësohen politikat dhe procedurat e fillimit të një biznesi
– Zhvillimi i një portali biznesi për të ofruar dhe për të krahasuar informacionin mbi procedurat për krijimin dhe funksionimin e një biznesi.
– Krahasoni, rishikoni dhe harmonizoni procedurat për regjistrimin e bizneseve në nivel rajonal
– Lehtësimi dhe përshpejtimi i lejes së punës dhe procedurave të lidhura me këtë mision në nivel vendi.
II.Mbrojtja e Investimeve
– Përafrimi i kornizave ligjore për investimet me praktikat ndërkombëtare dhe standardet e BE
– Ndërmerrni një hartë të detajuar dhe një rishikim të thelluar krahasues të modeleve të investimeve të WB6.
– Analizë e investimeve sipas vendeve.
– Përmirësimi i legjislacioneve vendore në përputhje me standardet e reja të parashikuara.
– Forcimi i mandatit të Grupit të Përbashkët Punues të SEEIC-CEFTA-s. Konsiderohet e nevojshme nga ekonomitë pjesëmarrëse për të mundësuar zhvillimin e një qasjeje strategjike për negocimin.
– Forcimi i mekanizmave të mbajtjes së investimeve në rajon
– Përmirësimi i mekanizmave të ngritura për ankesat e investitorëve
– Forcimi i mandatit të Grupit të Përbashkët të Punës së SEEIC-CEFTA për Investime për ta themeluar atë si një platformë rajonale për shkëmbimin e përvojave në menaxhimin e ankesave dhe parandalimin e mosmarrëveshjeve për investime.
III.Promovimi i Investimeve
– Zhvillimi i një iniciative për promovimin e investimeve rajonale
– Krijimi i një kuadri rajonal për koordinimin dhe shkëmbimin e informacionit midis ndërmjetësve të promovimit të investimeve në ekonomitë individuale, duke marrë parasysh mundësinë e krijimit të një njësie koordinuese
– Mbështetja dhe zhvillimi i një portali investimi rajonal mbi rregullatorët kërkesat dhe mundësitë e investimeve në të gjithë rajonin.
– Mbështetja e ndërmjetësve të promovimit të investimeve nga vendet WB6 që kontribuojnë në mënyrë efektive në iniciativën rajonale për promovimin e investimeve
– Ndërmerrni një analizë të thellë sektoriale për të identifikuar sektorët që rrisin zinxhirin e vlerës, për t’i promovuar më pas.
– Fuqizimi i incentivave dhe përmirësimi i transparencës dhe qeverisjes së tyre
– Zbatimi i standardeve nxitëse dhe parimeve që lidhen me transparencën, qeverisjen dhe parashikueshmërinë në përputhje me detyrimet që rrjedhin nga procesi i paraanëtarësimit në BE (kapitulli mbi konkurrencën dhe ndihmat shtetërore)
– Përmirësimi i aksesit në informacion mbi stimujt, duke publikuar inventarët e nivelit ekonomik
– Të mësohet nga shembujt e suksesit mbi metodologjitë për vlerësimin e kostos dhe përfitimit dhe nga përvojat mbi qeverisjen dhe administrimin e stimujve në kontekstin e Grupit të Përbashkët të Punës së Investimeve të SEEIC-CEFTA.
– Të ketë vlerësim sistematik të analizës kosto-përfitim në nivel ekonomie.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.