Të gjitha shtresat e amerikanëve po ndihen më të begata
Ekonomia amerikane ka teknikisht gjashtë vjet qëështë jashtërecesioni. Dhe më në fund ka filluar ta ndiejë këtë. Po shtohen me miliona vende të reja pune. Pjesa më e madhe e njerëzve që kishin hequr dorë nga kërkimi për punë kanë filluar sërish përpjekjet. Rritja e pagave po ‘e rimerr veten’. Por ekonomia mbetet endelarg nga një rigjallërim i plotë: Rezervës Federale mund t’i duhet tambështesë atë për vite me radhë.
Amerika po lulëzon për disa arsye. Ekonomia e saj është një ekonomi relativisht e pavarur: tregtia e jashtme është e barabartë me vetëm 30% të PBB-së. Pra Amerika e ndien dhimbjen e vendeve të tjera vetëm ‘turbullazi’. Ndërsa shumë qeveri po shtrëngojnë rripat, Amerika nuk ka nevojë për diçka të tillë: për herë të parë në pesë vjet, shpenzimet publike si përqindje e PBB-së u rritën në vitin 2014. Blerësit amerikanëpo ‘dynden’ me kredi të lirë. Çmimet më të ulëta të naftës shërbejnë si një faktor ndihmës, derisaAmerika është ende një importues neto i saj.
Tregu i punës ishte një treg ‘i shëmtuar’ në vitet menjëherë pas krizës. Por tani ai është ‘ylli i tapetit të kuq’. Midis viteve 2011 dhe 2014, vetëm tetë vende u përballën me rënie të mëdha në normën e tyre të papunësisë, sipas FMN. Në 5.7%, Amerika është një nga më të ulëtat në OECD, një klub (kryesisht) vendesh të pasura. Firmat shtuan më shumë se 1 milion vende pune neto të reja në tre muaj deri nëjanar, performancamë e mirë që nga viti 1997. Dhe gjërat ka shumë mundësi që sëshpejti të përmirësohen edhe më tej. Anketa mbi Hapjen eVendeve të Punës dhe Qarkullimit të Punës, publikuar më 10 shkurt, tregoi se deri në fund të dhjetorit kishte pasur 5 milionë vende të reja pune, niveli më i lartë që nga viti 2001.
Ky bum po ndihmon njerëz, të cilët zakonisht luftojnë për të gjetur punë të mira. Ligji mbi kufizimet më të forta mbi afatin që njerëzit mund të pretendojnë përfitime të papunësisë, i cili hyri në fuqi në fillim të 2014-s, mund t’i ketë bërë punëtorët me kualifikim të ulët edhe më tërheqës për punëdhënësit. Inkurajimi për të papunëtqëtë pranojnë paga më të ulëta, mund t’i ketë ‘tunduar’kompanitë të krijojnë më shumë vende pune. Në të vërtetë, gjysma e punëve të shtuara në janar ishin në industritë me paga të ulëta si restorantet dhe dyqanet.
Me më shumë punë në dispozicion, vitin e kaluar,norma e papunësisë për amerikanët që nuk zotëronin diplomë të shkollës së mesme,ra me një pikë përqindjeje. Në mesin e meshkujve të moshës 16-19-vjeçare, të prekur rëndë nga recesioni, papunësia tani qëndron 11 pikë përqindje më ulët se kulmi i saj në2009-n.
Teksa janëpërmirësuar premisat e shtresave më të varfra, gjithmonë e më shumë amerikanë ‘janëçuar nga divanet dhe kanë mbathur çizmet e tyre për punë’.Përqindja e popullsisë në forcat e punës u tkurr për vite me radhë, ndërsa punëkërkues të zhgënjyer hoqën dorë nga shpresa për të gjetur një të tillë. Në vitin 2010, 1.3 milionë amerikanë nuk ishin nëkërkim për punë, sepse ata mendonin se nuk kishte punë në dispozicion. Tani ka 680,000 njerëz të tillë- ende e lartë si shifër, por gati njëe pesta më e ulët për një vit. Nuk është çudi, atëherë, që norma e pjesëmarrjes së fuqisë punëtore më në fund të jetë duke u rritur.
Situata shfaqet e përmirësuaredhe për personat e punësuar tashmë. Rreth 4 milionë amerikanë që punojnë me kohë të pjesshme thonë se do të donin të punoninme kohë të plotë, por nuk e kanë tëmundur për shkak të ekonomisë problematike. Ky grup përbën rreth 60% të madhësisë së2009-s. Të ardhurat mesatare javore në janarshënonin 2.8% më të larta sesa një vit më parë, rritja më e madhe që nga mesi i vitit 2011. Kjo duket fantastike, por ka të ngjarë të jetë derivati i njerëzve që punojnë më shumë orë, se sa rritjes së vetë mirëqenies. Në tremujorin e katërt të 2014-s,produktiviteti i punës ra 1.8% në bazë vjetore. Amerikanët shpenzuan 5% më shumë kohë në zyrë-rritja më e madhe në orët e punës që nga viti 1998. Një ekonomi që‘shtrydh’ punonjësit e saj në këtë formë mund të përballet shumë shpejt me një situatë problematike.
Nëse pagat nuk rriten, Janet Yellen, kryetari i Rezervës Federale, nuk do të nxitojëtë rrisë normat e interesit nga nivelet e tyre tepër të ulët aktualë. Nuk ka asnjë arsye tjetër për ta bërë këtë. Amerikanët do të përpiqen fort të shlyejnëdisa prej borxheve të tyre të mëdhatëkartave tëkreditit. Dollari do të forcohej edhe më shumë. Kjo do të shkaktonte probleme të mëdha në një ekonomi ku inflacioni do të vijojë të qëndrojë pranëzeros në 2015 dhe rritja e PBB-së nuk është ‘e egër’. Znj. Yellen duhet të shijojë rimëkëmbjen për sa kohë ajo tëzgjasë.