MSH: 74 raste të reja, dy humbje jete

05/07/2020 10:48 AM 0 komente

74 raste pozitive janë konfirmuar në 24 orët e fundit nga 392 testime të kryera.

“Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 22 raste në Tiranë, 12 në Krujë, nga 8 raste në Pukë dhe Berat, 4 raste në Vlorë, nga dy raste në  Shkodër, Durrës, Kurbin, Kavajë, Kamëz, Përmet, Malësi e Madhe, dhe nga një rast në Lushnjë, Mallakastër, Gjirokastër, Pogradec, Dibër dhe Kolonjë”.

Vijon të rritet numri i shtrimeve në spitalin infektiv, ndërsa numri në total i viktimave shkon në 76 që nga fillimi i epidemisë.

Situata në spitalin infektiv vijon të paraqitet me raste të shtuara ku aktualisht po trajtohen 89 pacientë, 11 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 1 është i intubuar.

“Fatkeqësisht dy qytetarë nga Tirana, një 67 dhe një 69 vjeçar kanë humbur betejën me Covid19 gjatë 24 orëve të fundit.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 20 qytetarë, duke e çuar në 1657 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1160 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of