Vetëm Barcelona, Paris SG dhe Real Madrid prishin monopolin e skuadrave të NBA në top 10 e pagave sportive më të larta në botë.
Sipas Global Sports Salaries Survey 2017, i publikuar në faqen e specializuar Sporting Intelligence, të dy klubet e mëdha të futbollit spanjoll dhe “mbretëresha” e fushatës së fundit të transferimeve, pozicionohen respektivisht në vend të 4°, 5° dhe 9°, në një klasifikim ku mbizotërojnë skuadrat e basketbollit amerikan (me 17 ekipe të pranishme në Top 20).
Në vend të parë është Oklahoma City Thunder (me rreth 8,5 milionë euro paga mesatare për frymë), Cleveland Cavaliers (7,6 mln) dhe Golden State Warriors (7,5 mln). Në vend të katërt është Barcelona, që me shumë mundësi vitin tjetër do të ngjitet në klasifikim, pas rinovimit të kontratës së Leo Messi me 8,048 milionë euro, përpara Paris SG të Neymar me 7,896 milionë (para transferimit të Neymar renditej në vend të 35°). Ndjekin Charlotte Hornets, Portland Trail Blazers e Los Angeles Clippers, para Real Madridit në vend të 9 (7,594 milionë) e New Orleans Pelicans.
Për të gjetur klube të tjera futbollit, duhet të zbresim në vend të 23° dhe 24°, me Manchester United (6,34 mln) e Manchester City (6,387 mln). Bayern Munchen renditet në vend të 27° (6,324 mln), ndërsa klubi i parë i Serisë A, është Juventus në vend të 32°, me pagë mesatare për frymë 5,921 milionë.