Mark Carney, Guvernatori i Bankës së Anglisë, duke larguar kritikat e fushatës pro daljes së Britanisë nga Eurozona, thotë se bordi i bankës po gjykon mbi çështjen, po ndryshon politikat prej kësaj dhe po injekton miliarda paund në likuiditet.
Reagimet e Mark Carney vijnë pasi përkrahësit e fushatës pro daljes për Britaninë kritikuan komentet e Bankës së Anglisë, ku thuhej se Brexit mund të shkaktojë një recesion.
Por, nga ana tjetër, kryeministri pohoi se Brexit do të shënonte fundin e anëtarësimit britanik në Bankën Evropiane të Investimeve e cila ka injektuar 16 miliardë stërlina (20 miliardë euro) në projekte britanike gjatë tre viteve të fundit.
Thuajse të gjithë përkrahësit e Brexit kanë kritikuar ashpër guvernatorin. Ministrja e Energjisë Andrea Leadsom, e cila mbështet daljen e Britanisë, tha se zyrtarët e Bankës nuk janë aty për të promovuar destabilitet financiar.