Në aeroportin Ataturk të Stambollit ka filluar testimi i versionit informativ PoINet, të cilin policia turke e formoi me qëllim të kontrollit të shpejtë të pasaportave.
Sipas informacioneve janë ndërmarrë aktivitete të caktuara për të parandaluar mangësitë në shfrytëzimin e sistemeve në vendkalimet kufitare, mes të cilave gjendet edhe aeroporti Ataturk.
Sistemi aktual do të jetë një version i ri i sistemit operativ që është duke u testuar për të mundësuar qasje më të shpejtë në rrjedhjen e informacionit të shumë organizatave. Në këtë mënyrë policia, e cila është në pikat kontrolluese, kontrollon procesin e hyrjes dhe daljes që në afat të shkurtër t’i qaset kontrolleve të ndërlikuara. Qëllimi i sistemit që është në fazën testuese në aeroport është që zvogëlojë turmën në kontrollet e pasaportave. /Anadolu Agency (AA).