Është vënë në shfrytëzim të dielën tunelii i Kërrabës, pjesë e rrugës së rëndësishme për Shqipërinë, autostradën Tiranë-Elbasan.
Autostrada, me një vlerë investimi prej 204 milionë dollarë ka një gjatësi 27 kilometra, 4 korsi, me një tunel 2,5 kilometra të gjatë, 7 mbikalime, 21 vijadukte, 4 nënkalime.
Autostrada përbëhet nga tre segmente Segmenti I(Sauk -Tuneli i Krrabës gjatesia 13 km) Segmenti II (Tuneli i Krrabës gjatesia 2.5 km ), Segmenti III (Tuneli i Krrabës – Elbasan gjatesia 11.5 km)
Tuneli i Kërrabës, punimet për të cilin shënuan vlerën e 101 milion dollarëve, investim i buxhetit të shtetit dhe Bankës Islamike për Zhvillim, u realizua në një kohë rekord prej 13 muajsh. Punimet për ndërtimin e tij nisën në muajin maj të vitit 2011, dhe pas afro 9 muajsh filluan edhe dy kontratat e tjera te segmenteve rrugore para dhe pas tunelit.
Autostrada Tiranë-Elbasan u kursen qytetarëve shqiptarë së paku 40 minuta kohë për të mbërritur në destinacionet e tyre, duke bërë që distanca mes dy qyteteve të përshkruhet në më pak se 20 minuta.
Ajo është rrugë kryesore drejt kryeqytetit për qytetarët e rretheve Elbasan, Librazhd, Korce, Pogradec, Kolonje. Ajo gjithashtu është pjesa e pare e Boshtit te Jugut. ( Cerrik, Belsh, Kucove, Berat, Tepelene,Gjirokaster, Delvine, Sarande).Me ndërtimin e saj skajet ekstreme jugore apo lindore te Shqiperise do te arrijne ne Tirane per me pak se 2 ore me perfundimin e segmenteve qe vijne pas autostrades se re.
Kryeministri Berisha, i pranishëm në inagurim, theksoi se “Shqipëria inauguron sot segmentin më të rëndësishëm në territorin e saj të Korridorit 8, Korridor i cili do të sjellë flukse të mëdha të tregut, energjisë dhe të të gjitha llojeve nga Lindja drejt Perëndimit, portë e të cilit në Ballkan është Shqipëria.”
Por kryeministri tha gjithashtu se “Autostrada Tiranë –Elbasan është segmenti më i rëndësishëm të Korridorit të jugut, Korridor, i cili do të sjelle më afër Beratin, Tepelenën Dumrenë, në një kohe rekord në Tiranë , pra ky korridor për rëndësinë e tij është i jashtëzakonshëm për zhvillimin e Shqipërisë, për zhvillimin e shqiptarëve”
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Po tuneli me dibren