Ekipi i Atletico Madrid nuk do të ketë më kapital kinez në duart e tij.
Grupi Wanda, që në vitin 2015 mori në pronësi 20% të klubit madrilen për shumën e 45 milionë eurove, përfundoi shitjen e aksioneve të veta tek Quantum Pacific Group, të cilët në fund të vitit 2017 ranë dakord të blejnë 15% për 50 milionë euro nëpërmjet një rritje të kapitalit.
Atletico Madrid, Wanda Group shet aksionet e veta tek Quantum Pacific, duke arritur 32% të kapitalit
Siç bën të ditur “Palco23”, në këtë mënyrë, grupi izraelit, Idan Offer, deri tani të dytët për sa i përket aksioneve, do të arrijnë kuotën 32% të kapitalit aksioner. Shitja nuk është firmosur ende, por besohet se do të mbyllet rreth shumës 50 milionë euro. Për sa u përket të drejtave të emrit të stadiumit “Wanda Metropolitano”, nuk do të ndryshojë asgjë, i shitur tek gjigantët kinezë për 10 milionë euro në vit për pesë sezone.
Wanda largohet nga Atletico Madrid, borxhi i gjigantëve kinezë do të varet në bazë të shitjeve
Përveç kësaj, të dyja kompanitë kanë rinovuar marrëveshjen strategjike për të zhvilluar brandin e Atletico Madrid në Kinë nëpërmjet Wanda Sports. Sipas El Confidencial, shitja vjen për shkak të borxhit të lartë që Wanda Group ka krijuar nga Wang Jianling, duke filluar nga sektori i pasurive të paluajtshme deri në fushën e sportit.