Inteligjenca emocionale përkufizohet si aftësia e dikujt për të menaxhuar ndjenjat e veta dhe të së tjerëve, si dhe për ta përdorur këtë informacion për të udhëhequr mendimet dhe veprimet e tjetrit.
Në thelb, IE është mbledhja e aftësive mendore dhe emocionale. Prandaj, për të stërvitur IE, e gjithë çfarë duhet të bëni është stërvitja e mendjes tuaj për të kërkuar këto aftësi. Këtë mund ta bëjmë me tri hapa:
1. Stërvit mendjen
Vëmendja është baza e njohjes së aftësive emocionale. Në mënyrë të veçantë, ideja është të stërvitësh vëmendjen për të krijuar një mendje të qetë dhe të “pastër” në të njëjtën kohë. Kjo cilësi e mendjes është themeli për IE.
2. Vetë-njohja dhe vetë-kontrolli
Përdor vëmendjen e mprehtë për të krijuar perceptim të lartë të procese të njohjes dhe emocionale. Me anë të kësaj, ti bëhesh i aftë të kontrollosh rrjedhën e mendimeve dhe proceset emocionale me qartësi, si dhe mjaftë objektivisht, parë kjo nga një person i tretë.
Sapo të fitoni këtë, ju arrini në nivelin më të lartë të vetë-njohjes që rrjedhimisht sjellë dhe vetë-kontrollin.
3. Krijimi i shprehive mendore pro-sociale
Cilësi siç janë mirësjellja dhe dhembshuria mund të fitohen si shprehi mendore, të cilat të ndihmojnë në vendosjen e marrëdhënieve sociale. Këto shprehi të mirësjelljes fitohen dhe aftësohen në të njëjtën mënyre si aftësohen dhe shprehitë e tjera.