Edhe sipërmarrësit gabojnë, madje disa prej tyre bëjnë gabime të cilat asnkush prej nesh mase nuk do t’i kishte bërë. Pjesën më të madhe të këtyre gabimeve ata e bëjnë në mënyrë të pandërgjeshme, fare pa e kutpuar. A bëni edhe ju pjesë në këtë grup? Le ta zbulojmë së bashku.
Gabimi 1: Zgjidhin probleme që nuk ekzistojnë
T’i japësh zgidhje probelemve që nuk ekzistojnë apo problemeve të gabuara, mund ata çojë cilindo biznes drejt falimetimit, sado të zgjuar të jenë sipërmarrësit e tij. Pjesa më e madhe e sipërmarrësve, apo themeluesve e fillojnë çdo gjë me një ide. Por në vend të kësaj, ata duhet ta fillojnë me një problem të vërtetë. Duke zgjidhur një gjë të tillë, ata mund të krijojnë një biznes të qendrueshëm.
Gabimi 2: Zhvillim shumë i shpejtë
Nëse startupi që ju drejtoni përballet me frytet e para të suksesit, atëherë tundimi për t’u rritur dhe për t’u zgjeruar akoma më tej është shumë i madh. Por pikërisht në këtë hap duhet të tregoheni të kujdesshëm, sepse ka një ndryshim shumë të madh, ndërmjet një rritje thjesht të shpejtë dhe një rritje inteligjente.
Gabimi 3: Marketingu nuk është i rëndësishëm
Ndërsa disa sipërmarrësi duan të rriten gjithnjë e më shumë, disa të tjerë mendojnë se rritja do të vijë avash avash, pasi produkti ta prezantojë vetë vetëm e tij, pa qenë nevoja për të ndërmarrë fushata të mirëfillta marketingu. Sipas tyre konsumatorët do ta vërtetojnë vetë cilësinë e produktit që ata ofrojnë në treg. Por duhet të keni parasysh, që edhe produkti më i mirë do të dështojë nëse nuk mbështetet nga një fushta e mirëfilltë marketingu.
Gabimi 4: Të mos t’i trajtoni ashtu siç duhet punonjësit
Ju nuk mund të pushoni dhe të punësoni gjithmonë punonëjs të rinj. Duhet të keni parasysh se një gjë e tillë do të ishtë në dëm të imazhit të kompanisë suaj, sidmos nëse ajo është nëj startup i ri, si edhe do të shoqërohej edhe me nje faturë të majme kostosh. Ju duhet t’i trajtoni ata sa më mirë, në mënyrë të tillë që ata të mos largohen nga kompania juaj.