4 gabimet që bizneset bëjnë në Instagram

20/12/2018 11:23 AM 0 komente

Instagrami i cili i ka kaluar tashmë 1 miliard përdorues, është shndërruar në një prej kanaleve më të rëndësishme të marketingut për një numër të madh biznesesh, deri në momentin që ata nuk e përdorin atë gabimisht.

Por ndërsa disa biznese po arrijnë të gjenerojnë fitime të shumta nga shitjet në Instagram, disa të tjerë nuk e kuptojnë se përse ky rrjet social nuk po funksionon për ta.

Gjithashtu me larmishmërinë e madhe të mediave sociale dhe të kanaleve të shumta të marketingut që ekzistojnë në ditët e sotme, mund të jetë shumë e vështirë për një biznes që të kanalizohet në mediat e duhura, nga të cilat mund të gjenerohen fitime. Sa i përket Instagramit, ja se cilat janë disa prej gabimeve më të shpeshta dhe më të rënda që bizneset bëjnë këtu.

A është biznesi juaj i përshtatshëm për Instagram?

Duhet të tregoheni të kujdesshëm sepse jo çdo biznes mund të jetë i përshtatshëm për t’u rekalmuar në Instagram. Duke qenë se Instagrami funksionon kryesisht në bazë të ekspozimit të fotove të ndryshme, ai është shumë i përshtatshëm për biznese të tilla si ato që kanë të bëjnë me trendet e fundit të modës, produktet e bukurisë, agjencitë e udhëtimit, etj. Por nëse ju jeni më tepër një biznes i fokusuar B2B, atëherë Instagrami nuk është mjeti i duhur i marketingut për ju, sepse aty ju nuk do të gjeni audiencën që këkoni t’i drejtoheni.

Nëse ju bëni pjesë tek ato biznese të cilat mund ta përdorin Instagramin si një mjet mjaft të mirë komunikimi dhe marketing me audiencën e tyre, duhet të tregoheni të kujdesshëm që të mos bëni disa prej gabimeve më të shpeshta dhe më të rënda që bëhen në këtë rrjet. Ja se cilat janë ato:

1. Produkti juaj nuk mund të shitet direkt nga Instagrami

Një prej vështirësive më të mëdha të Instagramit në lidhje me shijten e produkteve është se ky rrjet nuk ju mundëson blerjen e produkteve direkt prej tij. Nëpërmjet mjeteve të reja të aplikuara, ky rrjet ka krijuar mundësinë e vendosjes së tag-ut në  një foto të postuar, duke ia lehtësuar punën bizneseve të ndryshme për të shitur procukte dhe konsumatorëve që t’i blejnë ato. Për shembull shopify.com u bë paltforma e parë e-commerce që u mundësoi binzeseve të ndryshme që vetëm me anë të klikimit në një foto të caktuar në Intagram, personat e interesuar dhe që kishin klikuar në atë foto të dërgoheshin direkt në uebsaitin ku shiteshi këto produkte.

2. Perspektiva e një rrjeti social

Përpara se të postoni dhe të prisni një feedback sa më pozitiv ju duhet të mendoni nga perspektiva e një klienti të mundshëm. Duhet të keni parasysh se Instagrami është një rrjet social që shumica e përdoruesve e kanë në celularët e tyre dhe shumë të paktë janë ata që e përdorin atë nga kompjuteri prandaj ju duhet të mëndoni që gjithçka që reklamoni të jetë lehtësisht e aksesueshme nga celulari.

3. Ju i keni blerë ndjekësit tuaj

Arsyeja se përse ju nuk merrni nga Instagrami të njejtin feedback që marrin edhe biznese të tjera mund të jetë sepse ju e keni blerë pjesën më të madhe të ndjekësve tuaj në këtë rrjet. Prandaj përpara se të mendoni që ta përdorni Instagramin si një platformë për të gjenruar sa më shumë të ardhura nga shitja e produkteve, duhet të kujdeseni fillimisht që ndjekësit tuaj të jenë vërtet të interesuar për produktet që ju reklamoni në këtë rrjet.

4. Ju përqendroheni vetëm tek shitjet

Instagrami është një platformë ku njerëzit shikojnë postimet e miqeve të tyre, qeshnin me postimin e memeve të ndryshme apo frymëzohen nga postimi i mesazheve të fuqishme. Instagrami është kryesisht një platformë sociale përpara se të jetë një platformë shitjesh, prandaj mundohuni që t’i përshtateni sa më shumë rregullave të tij, duke postuar foto të lezteshme, postime të ndryshme ku ju të dhuroni disa prej produkteve tuaja, etj.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of