Ka mbi dy dekada që unë trajnoj lidera të rinj dhe u jap këshilla liderave me ekpseriencë, shprehet Rajeev Peshawaria, CEO i qendrës Iclif për Lidership dhe Qervisje në Kuala Lumpur, Malajzi. Gjatë trajnimeve të shumta unë i kërkoj atyre që përshkruajnë sfidat me të cilat ata janë përballur apo përballen si në jetën e tyre profesionale ashtu edhe në jetën e tyre personale. Disa janë të palumtur me drejtuesit e tyre, kolegët, disa nuk e pëlqejnë fare punën që bëjnë ndërsa disa të tjerë shprehen se kanë probleme të ndryshme në jetën e tyre personale. Ata i përshkruajnë sfidat e tyre në detaje dhe shpehsherë e pikturojnë veten e tyre si viktima të situatave apo ndaj së cilëve është bërë një padrejtësi e madhe dhe presin që un si me magji t’u jap zgjidhjen e problemeve të tyre. Por fatkeqësisht një gjë e tillë nuk është e mundur, dhe e vetmja gjë që ata mund të bëjnë është që përveçëse të kenë një qëllim sa më të qartë në jetën e tyre, të arrijnë edhe t’u japin një përgjigje pyetjeve të mëposhtme, të cilat do t’u vinë vërtet në ndihmë. Ja se cilat janë ato:
P1: Nga kush apo nga cilat gjëra varet suksesi im apo lumturia ime?
P2: Po e drejtoj apo thjesht po e jetoj jetën time? A e di ndryshimin ndërmjet këtyre të dyjave?
P3: Cilat janë burimet e energjisë sime?
P4: A punoj unë për organizatën apo është organizata që punon për mua?
P5: Për çfarë do të jenë krenarë fëmijët e mi?
Le t’i analizojmë të gjitha një nga një:
P1: Nga kush apo nga cilat gjëra varet suksesi im apo lumturia ime?
Shumë njerëz e masin suksesin e tyre sipas pasurisë që kanë akumuluar apo sipas statusit të tyre. Në përgjithësi ata besojnë se do të jenë më të lumtur nëse janë më të pasur apo nëse kanë më shumë pushtet. Po shpeshherë pasuria nuk shoqërohet me të qenët i lumtur. Pse ndodh një gjë e tillë? Një gjë e tillë ndodh sepse ata nuk e kanë analizuar asnjëherë se çfarë i bën ata vërtet të lumutr por e kanë lidhur një gjë të tillë më rritjen e pasurisë së tyre dhe të pushtetit. Ata kanë tendencë që të rrethohen nga njerëz që ia përkëdhelin egon e tyre për të qënë sa më të pushtetshëm dhe shpeshherë krijojnë varësi nga një gjë e tillë.
Suksesi dhe lumturia e vërtetë nuk varen nga të tjerët, ato janë diçka të cilën vetëm disa arrijnë ta zbulojnë e disa të tjerë jo. E rëndësishme është që ne të kemi një qellim në jetë dhe ta ndjekim atë, nuk ka rëndësi nëse edhe gjatë rrugës mund të rrëzohemi. Njerëzit që kanë qëllime dhe objektiva të caktuara në jetë dhe që duan t’i arrijnë ato nuk e masin suksesin e tyre nga niveli i pasurisë apo pushteti që kanë.
P2: Po e drejtoj apo thjesht po e jetoj jetën time? A e di ndryshimin ndërmjet këtyre të dyjave?
Kur u kërkoj njerëzve të ndryshëm që të bëjnë diferëncën ndërmjet faktin nëse ata thjesht e jetojnë jetën e tyre apo kanë marrë në dorë drejtimin e saj, të shumtë janë ata që përgjigjen menjëherë: Të jetosh jetën ashtu siç të vjen është pjesë e personave reaktivë, ndërsa të marrësh në dorë drejtimin e saj është pjesë e personave proaktivë. Por kur unë ia drejtoj pyetjen personalisht, shumica e atyre që kanë dhënë një përgjigje të tillë stepen dhe hezitojnë të përgjigjen. Sado të mëdha që të jenë vështirësitë me të cila ju mund të përballeni në jetë, asnjëherë nuk duhet që ta pranoni jetën ashtu siç ju vjen por duhet të merrni në dorë drejtimin e saj për të arritur më të mirën e mundshme.
P3: Cilat janë burimet e energjisë sime?
Ka dy burime të rëndësishme të pushtetit dhe influencës, aturoriteti ose statusi dhe të qenët njeri. Kur i pyes njerëzit gjatë seminareve të mia të më përmendin disa prej njerëzve më të suskeshëm në botë sipas tyre, ata përmendin, Mahatma Gandhi, Nelson Mandela etj. Kur më pas i pyes së cila gjë i bën këta njerëz të suksesshëm, ata përgjigjen se edhe pse nuk kishin ndonjë pushtet të madh apo status të lartë shoqëror ata ishin ndër njerëzit më të suksesshëm sepse ishin fillimisht njerëz. Ashtu siç edhe Mahatma Gandhi e theksonte shpesh, “Jeta ime është mesazhi im”.
P4: A punoj unë për organizatën apo është organizata që punon për mua?
Në një intervistë që Satya Nadella, CEO e Microsoftit ka dhënë për televizionin NDTV është shprehur se edhe pse un kam pushtet në kompaninë që drejtoj, pushtetin më të madh e kanë njerëzit që punojnë për Microsoftin. Kur unë kam shkuar në kompaninë Microsof, thotë Z. Peshawaria, dhe kam pyetur punonjësit nëse ata punonin për këtë kompani apo kjo kompni punonte për ta, pjesa më e madhe u shprehën se ata punojnë për Microsoftin. Por a mundet që njerëzit të përdorin pasionin e tyre dhe ta shfrytëzojnë Microsoftin si një platformë për t’i dhënë botës më të mirën? Po është mëse e mundur.
Kërkimet e ndryshme kanë treguar se në kultura të ndryshme, njerëzit shpenzojnë rreth 50 për qind të kohës së tyre në punë. Prandaj njerëzit që e pëlqejnë punën që bëjnë do të jenë më të lumtur në krahasim me ata që nuk e pëlqejnë atë.
P5: Për çfarë do të jenë krenarë fëmijët e mi ndaj meje?
Si përfundim kjo pyetje është ajo që i vë kapak të gjithave. Teksa njerëzit janë gjithmonë e më shumë të zënë midis punës dhe përgjegjësive të tyre familjare ata thuasje nuk kanë aspak kohë për të menduar një moment se çfarë rrjedhe ka marrë jeta e tyre. Ata shprehen se punojnë orë shtesë vetëm për t’i dhënë fëmijëve të tyre një jetesë sa më të mirë, por harrojnë gjënë më të rëndësishme, që ata shpenzojnë shumë pak kohë për të mos thënë fare me fëmijët e tyre. Prandaj, këshillohet që përveçëse të punoni shumë për t’i ofruar fëmijëve tuaj një të ardhme sa më të mirë, kushtojini atyre më shumë nga koha juaj dhe do ta shikoni se ata do të jenë më të lumtur dhe do t’ju falenderojnë për një gjë të tillë.
Burimi: Forbes