Realizimi i ëndrrave është ekzaktësisht një proces gradual ku ju kaloni hap pas hapi nga një fazë në tjetrën deri në realizimin e plotë të tyre.
Nëse ju zgjoheni një mëngjes dhe ëndërroni që të bëheni të pasur apo të suksesshëm, atëherë ju jeni duke i shaktuar vetes suaj një stress të panëvojshëm. Askush nuk mund të bëhet i pasur nga mbrëmja në mëngjes. Ky proces është shumë i gjatë dhe mbi të gjitha shumë i vështirë.
Besojeni apo jo, ekziston një mënyrë të duhur dhe një mënyrë të gabuar për të përcaktuar objektivat që do t’ju ndihmojnë për të përmbushur objektivat që ju dëshironi. Dhe sa më të saktë që të jeni në këtë proces, aq më të lehtë do ta keni dhe aq më të mira do të jenë rezultatet në përfundim.
Më poshtë do të lexoni 6 arsye të cilat do t’ju bëjnë të kuptoni se përse vendosja e objektivave konkretë do t;ju ndihmojë në rrugën tuaj të suksesit:
1. Ato ju motivojnë
Përcaktimi i objektivave specifikë do t’ju ndihmojë që ju të jeni sa më të qartë mbi projketët që jeni duke u marrë dhe mbi të gjitha realizimi i secilës prej tyre do t’ju mbajë të motivuar deri në momentin e fundit.
2. Ndikojnë në rritjen e performancës
Përcaktimi i objektivave specifikë ka shënuar kulmin e studimeve kërkimore në vitin 1960 nga Dr. Edëin Locke dhe Dr. Gary Latham. Në kërmim e lidhjes ndërmjet përcaktimit të objektivave sa më të qartë dhe performacës, ata zbuluan se ka një lidhje midis vështirësisë dhe sesa specifik një objektiv ishte dhe performancës. Më vonë ata zbuluan se sa më specifik dhe i vështirë të ishte një objektiv, aq më e lartë do të ishte performanca.
3. Ju mund t’i ndani objektivat më të rëndësishëm në miniobjektiva
Një prej avantazheve të përcaktimi të objektivave konkretë është se ju mund të tregoheni shumë praktikë duke i ndarë objektivat më të rëndësishme në miniobjektiva, të cilat padyshim që do t’ju lehtësojnë shumë reazlimin e objetivit kryesor.
4. Të rëndësishëm në rrugën e karrierëss suaj
Objektivat konkretë janë si një lloj harte e rrugëtimit të karrierës suaj. Megjithatë, njësoj siç ju mund të ndryshoni drejtimin e përcaktuar në GPS-in tuaj, ashtu mund të ndryshoni edhe përcaktimin e objektivave më të rëndësishëm. Në këtë mënyrë ju gjithmonë do të keni diçka mbi të cilën mund të punoni dhe që të vazhdoni ta nxisni veten drejt përcaktimit dhe realizmit të objektivave më positive.
5. Ndikojnë në rritjen e besimit
Realizmi i objektivave specifike shoqërohet edhe me një rritje besimi dhe vetëvlerësimi, gjë kjo që është shumë e rëndësishme në rrugën tuaj të karrierës.
6. Ndikojnë në rritjen e ambicjeve
Pasi keni realizuar disa prej objektiva tuaj më të rëndëishëm, të cilat normalisht që i këni paracaktuar, atëherë vetëbesimi juaj rritet duke u shoqëruar edhe me pritshmëri dhe me ambicje më të larta në sfidën e rradhës.