Kur 600,000 turistë vizitojnë një vend dhe shpenzojnë rreth2.2 miliard dollar aty, duket se është e qartë nëse ekonomia do të përfitojë nga një fakt i tillë apo jo. Por Kupa e Botës është një ngjarje ndryshe të tjerat, dhe ekonomistët ndajnë opinione të ndryshme rreth aftësisë së Brazilit për të përfituar si vendi mikpriteës i këtij eventi.
Trazirat politike, shqetësimet mbi sigurinë dhe infrastrukturën, dhe çmimi ‘etiketë’ i eventit-rreth 11.5 miliard dollar deri më tani-kanë bërë që disa ekonomistë të shprehen të shqetësuar mbi faktin nëse ky Botëror do të jetë në avantazh të ekipit vendas.
Por ky niveli skepticizmi nuk ndahet nga të gjithë. Brazili i qëndrueshëm, një studim nga firma konsulente Ernst &Young, parashikon se ekonomia e Brazilit do të fitojë 3.63 milion vende pune gjatë vitit dhe një shifër shtesë prej 142 miliard dollarë nga Kupa e Botës.
Sipas raportit, ‘Ekonomia do të rritet, duke rritur me pesë herë shumën e përgjithshme të investuar drejtpërdrejt në aktivitetet e eventeve që kanë lidhje me këtë dhe duke ndikuar industri të ndryshme.’
Pra, kush është përgjigja? A do të jetë Kupa Botërore një bum apo një goditje për ekonominë e Brazilit?
Ernst & Young sigurisht që nuk janë të vetëm në optimizëm e tyre. International Business Times raportoi se Brazili pret11 miliard dollarë të ardhura nga eventi-20 herë më shumë se sa fitoi Afrika e Jugut në Kupën Botërore 2010.
Ndërsa 11 miliard dollar mund të mos jenë mjaftueshëm në lidhje me shifrën që vendi ka shpenzuar deri tani, mos harroni se Brazili nuk po mirëpret vetëm Kupën e Botës. Summer Olympics 2016 do të mbahen në Rio në vetëm dy vjet, kështu që investimi i Brazilit në transportin publik, siguri, IT, dhe në arena të reja dhe të rinovuara do të jetë efektiv edhe pasi Kupa e Botës ti afrohet fundit.
Kupa e Botës po shfaq tashmë një ndikim pozitiv edhe në arsim. The Miami Ëhitefield i Miami Herald vuri në dukje: ‘Një vit më parë, për shembull, bashkia Manaus filloi një program trajnimi për gjuhën anglez për 600 punonjës të kujdesit shëndetësor dhe turizmit, policë trafiku dhe punonjës të emergjencës.’
Teksa ekonomia e Brazilit vijon të ndërmarrë një rol më të madh në skenën globale, trajnimi gjuhësor dhe lloje të tjera të arsimit kulturor do të mund të sigurojnë një ndikim të prekshëm për miliona të papunë në vend.
Por pavarësisht këtyre parashikimeve pozitive, jo të gjithë ekonomistët dhe vëzhguesit janë të bindur se Kupa e Botës do të jetë një fitore për Brazilin. Nga11.5 miliard dollarët e shpenzuar deri më tani, investitorët dhe kontratat janë ‘zhytur’ në akuza për korrupsion politik. Analiza e Associated Press zbuloi një lidhje midis politikanëve dhe firmave të ndërtimit të rekrutuara për ndërtimin e objekteve të Kupës së Botës.
Raporte të ngjashme cuan në protesta masive gjatë Kupës së Konfederatës së vitit të kaluar , dhe disa protestat kanë shpërthyer tashmë në qytetet e Brazilit.
Fitorja ekonomike nuk është e garantuar për Kupën Botërore të Brazilit, por kjo nuk do të thotë se elementë të caktuar të ekonomisë nuk do të përfitojnë.
Megjithatë, është ende shumë herët për të njohur ndikimin e plotë financiar që Kupa e Botës do të ketë në ekonominë e Brazilit.
Edhe me eliminimin e fundit të ekipit të Brazil nga turneu, vetëm koha do të tregojë se kush do të fitojë në terma afat-gjatë.