Të merreni me sport jo vetëm që mban në formë, por mund të forcojë edhe shanset tuaja për fituar një pune dhe t’ju pozicionojë në rrugën e zgjedhur tuaj të karrierës shumë më shpejt. Kjo për shkak se karakteristikat e tipareve të personalitetit dhe aftësitë që atletët duhet të zhvillojnë për të luajtur dhe të kenë sukses shpesh pasqyron atë që e bën të suksesshme një punë. Midis tyre, rekrutuesit përmendin: delegimin, ndërtimin e ekipit dhe aftësistë e menaxhimit të kohës.
Edhe atletët e rastit sjellin aftësi në tavolinën e konferencës që i mungon personave jo-atletë, thonë rekrutuesit dhe menaxherët të cilët marrin vendimet për punësim.
‘Sporti siguron bazën për të patur disiplinë dhe për të qënë nismetar, ndërsa tejkaloni vështirësite, ‘thotë Jed Hughes, nënkryetar i Korn / Ferry International, një firmë kërkimi ekzekutiv me zyra në 40 vende.
Sipas hulumtimit në 2014 nga Universiteti Cornell, njerëzit që kanë luajtur sporte konkurruese gjatë viteve të tyre të shkollave të mesme treguan nivele më të larta të udhëheqjes dhe të suksesit gjatë gjithë karrierës së tyre. Punëdhënësit gjithashtu prisnin ‘studentët-atletë të shfaqnin në mënyrë të konsiderueshme më shumë lidership, vetë-besim, dhe respect për veten se sa ata që kanë qënë aktiv larg sporteve,’ sipas hulumtimit të Cornell.
lojtarët e ekipit kundrejt atletëve individë
Ku shkëlqejnë atletët? Kjo varet. Ka një ndryshim në aftësitë dhe pikat e forta që paraqesin në zyrë atletët që praktikojnë sporte individuale, duke përfshirë edhe vrapimet në distanca të gjata ose notin, dhe ata që marrin pjesë në atletikë që kanë bazë ekipin, shkruajnë ekspertët.
Shpesh aftësitë e mësuara gjatë sportit në ekip përkthehen ndryshe në vendin e punës nga sportet individuale. Ata që janë mësuar me punën në grup mund të shfaqin aftësi më të mira për të ndikuar të tjerët, në performancën e funksioneve të shitjes dhe në pranimin e kritikave.
Atletët të cilët luajnë sporte në ekipe përshtaten fare mirë sidomos në pozicionet e financave problematike, thotë Vin McCaffrey, shef ekzekutiv i Game Theory Group International, një firmë me bazë në SHBA në punësimin e ish studënteve atletë. Institucionet financiare janë të interesuara në punësimin e ish atletëve apo atyre aktual për shkak se duke u marrë me sporte konkurruese mund të jetë një përfitim ndërsa përballen me presionet e përditshme të financave dhe me cka shpesh është një atmosferë konkurruese, thotë McCaffrey, i cili ka punuar me Barclays, Credit Suisse, PNC dhe Ëells Fargo për të punësuar kandidatë.
Nga ana tjetër, sportet e fokusuara individuale si vrapimi, ski-të, noti shpesh zhvillojnë motivim më të fortë, tipare të udhëheqjes dhe qëndrueshmëri se sa dikush që i eshte nenshtruar trajnimit rigoroz.
Flisni për sportet në CV-në tuaj
Nëse ju nuk keni qenë një lojtar universiteti, nuk do të thotë që skeni gje për të thënë. Edhe nëse thjesht jeni marrë me sport në kohën tuaj të lirë mjafton ti jepni vetes një avantazh punësimi, tha Paul Hartzell, një ish-lojtar profesionist basketbolli që tani jeton në Singapor. Hartzell shpesh punëson atletë për pozicione të shitjes në EVault, një firmë teknologjie ku ai është zv. president.