Alisson thyen rekordin / 10 portierët më të shtrenjtë të të gjitha kohërave

19/07/2018 4:20 PM 0 komente

Dy vjet në Romë, por kaloi vetëm një sezon si titullar për të lënë shenjën e vet në histori. Alisson Becker i mjaftoi shumë pak kohë për t’u bërë një ndër portierët më të mirë në botë.

Sigurisht që gjatë kësaj vere ishte portieri më i kërkuar në merkato dhe mbi të gjitha, u bë portieri më i shtrenjtë në histori. U deshën 17 vjet për të thyer këtë shumë rekord, që më parë mbahej nga portieri legjendar Buffon.

Brenda një viti, braziliani ka arritur objektiva të jashtëzakonshëm. Protagonist me Romën në kampionat dhe në Ligën e Kampionëve, ku arriti edhe në gjysmëfinale me ekipin verdhekuq. Gardiani i ekipit kombëtar të Brazilit në Kupën e Botës dhe tani portieri më i shtrenjtë i të gjitha kohërave. Të gjitha këto brenda një viti, ku në sezonin e tij të parë në Romë qëndroi nën hijen e portierit Szczesny.

75 milionë euro të paguara për Alisson nga Liverpool thyejnë rekordin e mëparshëm të mbajtur nga Gigi Buffon, i cili në vitin 2001 u transferua për 53 milionë euro nga Parma te Juventus. Një shifër së cilës iu afrua Ederson vitin e kaluar, kur vendosi të transferohej nga Benfica te Manchester City për 40 milionë euro. Në podium ndodhet edhe Manuel Neuer, i cili në vitin 2011 kaloi nga Schalke 04 te Bayern München për 30 milionë euro. “Top 5” përmbyllet me Jordan Pickford, një ndër më të mirët në këtë Kampionat Botëror: vitin e kaluar, Everton pagoi 28.5 milionë euro për të pasur në klubin e tij Pickford.

Vendi i gjashtë dhe i shtatë ndahet midis Francesco Teldo-s dhe David de Gea-s. I pari në vitin 2001, u transferua nga Fiorentina tek Inter për 26.5 milionë, ndërsa spanjolli u shit nga Atletico Madrid te Manchester United për 25 milionë euro në vitin 2011. Në vendin e tetë është një tjetër protagonist i Serisë A gjithashtu, me Parmën që pagoi 21 milionë euro për portierin e Inter, Sebastian Frey pas shitjes së Buffon. Një tjetër italian mban vendin e nëntë, Angelo Peruzzi, i cili u transferua nga Juventus tek Inter në vitin 1999 për 19 milionë euro. Në vendin e dhjetë qëndron Claudio Bravo, i marrë nga Manchester City për shumën e 18 milionë eurove nga Barcelona në verën e vitit 2016.

Lista e dhjetë portierëve më të shtrenjtë në histori:

Alisson (nga Roma te Liverpool) – 75 milionë euro
Buffon (nga Parma te Juventus) – 53 milionë euro
Ederson (nga Benfica te Manchester City) – 40 milionë euro
Neuer (nga Schalke 04 te Bayern München) – 30 milionë euro
Pickford (nga Sunderland tek Everton) – 28.5 milionë euro
Toldo (nga Fiorentina tek Inter) – 26.5 milionë euro
De Gea (nga Atletico Madrid te Manchester United) – 25 milionë euro
Frey (nga Inter te Parma) – 21 milionë euro
Peruzzi (nga Juventus tek Inter) – 19 milionë euro
Bravo (nga Barcelona te Manchester City) – 18 milionë euro

 

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz