ATK ka inkurajuar operatorët aktualë që të intensifikojnë punën në zhvillimin e mëtejshëm të procesit të fiskalizimit, duke i inkurajuar edhe të rinjtë e kësaj fushe, të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e këtij procesi, në mënyrë që të shtrihet tek të gjithë tatimpaguesit, obligues për fiskalizim.
Në një konferencë të zhvilluar, ATK bëri të ditur se në pajtueshmëri me udhëzimin e ri, duke arritur të përfundohet procesi i fiskalizimit, duke respektuar kriteret dhe afatet e përcaktuara.
ATK i njoftoi të pranishmit me aktivitetet në funksion të zhvillimit të procesit të fiskalizimit dhe procesin e formimit të Njësisë për Menaxhimin e Arkave Fiskale, si dhe për aktivitetet e implementimit në praktikë të planit për fushatën e nxitjes së konsumatorëve që të kërkojnë dhe marrin kuponët fiskal me moton “Kërko Kuponin Fiskal, përfito para!”.
Sipas Udhëzimit Administrativ nr. 1/2015, mund të përfitojnë të gjithë klientët/konsumatorët, të cilët grumbullojnë kuponët fiskalë dhe si më pas, i dërgojnë në Administratën Tatimore të Kosovës dhe në muajin pasues të çdo tremujori, do të aplikohet rimbursimi i vlerës së tatueshme të të gjithë kuponëve fiskalë, shkruan Kosova Press.
Administrata Tatimore vlerëson se krahas lehtësirave, edhe kjo masë stimulative për konsumatorët do të ndikojë në shtrirjen më të shpejtë të fiskalizimit dhe për këtë kërkoi nga operatorët që të jenë të gatshëm për përmbushjen e obligimeve në mirëmbajtjen dhe instalimin e pajisjeve të reja fiskale.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.