Baku do të mbajë Konferencën e 13-të mbi investimet dhe rregullimin e energjisë, së Shoqatës Rajonale të Rregullatorëve të Energjisë (ERRA) në fund të tetorit.
Ministria e Ekonomisë dhe Industrisë azere njoftoi se në konferencën vjetore do të marrin pjesë 200 ekspertë nga më shumë se 30 vende.
Konferenca paraqet përvojën e vet të rregullimit dhe qasjeve kombëtare për rregullimin e tarifave të energjisë alternative.
Këtë vit fokusi do jetë në çështje të tilla të mëdha si industrinë e energjisë në Azerbajxhan, sigurinë e furnizimit me energji, sfidat e depërtimit të rinovueshme, rregullimit të shërbimeve të ujit – si një detyrë e re për rregullatorët e shërbimeve multi-sektoriale dhe fuqizimin e klientëve në tregjet e energjisë.
ERRA është një organizatë vullnetare e organeve rregullatore të energjisë e pavarur kryesisht nga rajonet e Evropës dhe Euroazisë Qendrore, me bashkëpunëtorët nga Afrika, Azia dhe Lindja e Mesme dhe Shtetet e Bashkuara.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.