Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza ka pritur në një takim Boshtjan Jazbec Guvernator i Bankës së Sllovenisë. Më këtë rast të dy guvernatorët kanë shkëmbyer informacione lidhur më zhvillimet në përgjithësi në sektorët financiar të të dyja vendeve.
Guvernatori Hamza, ka falënderuar Jazbec për ndihmën e tij që ka ofruar si ekspert për plotë katër vite në BQK , duke theksuar se është meritor për të arriturat e Bankës Qendrore. Hamza po ashtu ka vlerësuar kontributin e deritashëm të Bankës së Sllovenisë, dhënë BQK-së dhe njëherësh ka shpalosur fushat me interes për bashkëpunim midis të dyja institucioneve, me fokus të veçantë në fushën e avancimit të kornizës ligjore të sektorit financiar dhe procesin e integrimit evropian.
Më këtë rast u vlerësua po ashtu edhe bashkëpunimi në mes të dy institucioneve, ku BQK-së nga ana e Bankës sllovene është duke iu ofruar bashkëpunim në ndërtimin e kapaciteteve në frymën e praktikave më bashkëkohore.
Gjatë këtij takimi Jazbec ka premtuar se bashkëpunimi profesional me BQK-në edhe në të ardhmën do të jetë efikas, dhe duke rikonfirmuar gatishmërinë e institucionit që drejton, për mbështetje të më tejmë dhe për bashkëpunim të ngushtë me BQK-në në adresimin e çështjeve të cilat konsiderohen me interes të përbashkët.
– See more at: http://www.kosovapress.com/sq/ekonomi/banka-e-sllovenise-premton-perkrahje-per-bqk-ne-24798/#sthash.QBaLgrmC.dpuf
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.