Ministri irlandez i Financave, Michael Noonan në më pak se një vit ka një zgjedhje për të fituar, dhe bankat e vendit ka të ngjarë të jenë ndër humbësit më të mëdhenj përgjatë rrugës.
Noonan këtë javë thirri shefat bankar në zyrën e tij të Dublinit, në ndërmarrje të fushatës për ti detyruar ata të reduktojnë normat e kredisë hipotekore. Pronarët e shtëpive ende përballen me trashëgiminë e kolapsit më të madh të tregut të pronës së Evropës pothuajse pesë vjet pasi Irlanda pasoi Greqinë në kërkesën e saj për shpëtim financiar dhe përdori paratë e taksapaguesve për të shpëtuar bankat e saj.
Reduktimi i normave të kredisë do të zbehë vlerën e huadhënësit teksa shteti kërkon ti shesë ato, tha Fiona Hayes, analist me Cantor Fitzgerald LP në Dublin. ‘Por, përpara zgjedhjeve, do të ishte një lëvizje shumë më e zgjuar nga ana e qeverisë që të ‘luante me xhepat’ e zotëruesve të kredive hipotekore,’ tha ajo.