Komisioni Europian tha se BE duhet të vazhdojë me një rishikim të taksave mbi kompanitë dixhitale, edhe nëse pjesa tjetër e botës së pasur nuk ka ndjekur shembullin.
Dokumenti është pjesë e një shtytje të BE-së për të marrë më shumë të ardhura nga hapësira online të tilla si Amazon dhe Facebook, të cilët akuzohen se paguajne shumë pak tatim në Europë. Draft raporti, që do të miratohet të enjten, tha se kompanitë e profileve të tjera jo online, paguajnë taksa në BE thuajse dy herë më shumë se sa konkurrentët dixhitalë të tyre.
Firmat tradicionale të mëdha përballen me një normë mesatare tatimore 23.2 për qind, ndërsa gjigandët dixhitalë nuk paguajnë më shumë se 10.1 për qind.
Një raport i parë nga një ligjvënës europian tha se shtetet e BE-së mund të kenë humbur të ardhura nga taksat deri në 5.4 miliardë euro (6.5 miliardë dollarë) vetëm nga Facebook dhe Google.
“Një fushë loje e niveluar është një parakusht për të gjitha bizneset që të jenë në gjendje që të zhvillohen dhe të rriten njësoj”, – tha Komisioni, duke shtuar se taksimi më i drejtë e ekonomisë dixhitale është në një nevojë emergjente.
Pjesërisht për shkak të tatimit të pabarabartë, të ardhurat në sektorin e shitjes me pakicë të BE-së është rritur mesatarisht me vetëm 1 për qind midis 2008 dhe 2016, ndërsa në të njëjtën periudhë, shitësit online, të tillë si Amazon, u rritën mesatarisht me 32 përqind në vit, thotë raporti i Komisionit.