Zëvendës Guvernatori i Banklës së Anglisë, Minouche Shafik tha se manipulimi i treguesit referencë dhe të tjera sjellje të papërshtatshme duhet të eleminohen teksa institucioni rriti perspektivën e zgjerimit të bonuseve për ndërmjetësit dhe kompanitë tregtare.
Shafik foli mbrëmjen e kaluar, teksa BOE publikoi një dokument konsultimi mbi rregulloren e tregut që përfshinte propozime mbi zgjerimin e kufizimeve të bonuseve dhe rregullave më të ashpra kapitale për firmat që gjenden fajtore për shkelje dhe abuzime. Dokumenti është pjesë e Fair and Effective Markets Revieë (Rishikimit të drejtë dhe efektive të Tregut), përgjigja e qeverisë ndaj akuzave se normat e interesit të manipuluara të tregtarëve dhe valuta referencë, konspiruan mbi cmimet dhe keq-menaxhuan klientët mbi produktet.
Shqyrtimi, u përqëndrua mbi të ardhurat fikse, tregjet e monedhës dhe mallrave, ndau diferencat potenciale në çështje strukturore si konkurrenca dhe standardet dhe çështjet e sjelljes siç janë stimujt dhe penalitetet.
Brenda kësaj kornize, rishikimi ka për qëllim të zbulojë se kush janë rregulloret shtesë të nevojshme për të siguruar që tregjet të veprojnë në mënyrë të drejtë. Dokumenti, nga BOE, Thesari i Mbretërisë së Bashkuar dhe Autoriteti i Sjelljes Financiare, përfshin propozimin për të zgjeruar kufizimet e bonusit ndaj disa pjesëmarrësve jo-bankar të tregut, si dhe të imponojë nivele më të larta të kapitalit ndaj firmave që kanë dështuar të zbatojnë rregulloret.