BQE i ka mbajtur të gjitha normat e saj kryesore të pandryshuara këtë muaj, siç pritej. Lajmi u bë i ditur pas mbledhjes që u njoftua më herët sot, ndërkaq që kreu i BQE pati edhe një konferencë për shtyp.
Norma e depozitave kanë qëndruar -0.4 për qind
Norma e rifinancimit: 0 për qind
Kredia e kreditimit: 0.25 për qind
Në fillim të konferencës, Mario Draghi tha se paqëndrueshmëria e kohëve të fundit në kursin e këmbimit “përfaqëson një burim pasigurie që kërkon monitorim”, sepse mendohet se “ka implikime për parashikimin afatmesëm në stabilitetin e çmimeve”, raporton FT.
Ai gjithashtu paralajmëroi se masat e inflacionit bazë “mbeten në nivele të ulëta”. Kreu i BQE tha se, ndërsa shanset për rritje më të fortë ekonomike se sa parashikimi janë rritur, mbeten evidente edhe prania e risqeve. Në veçanti, ai vuri në dukje risqet rreth zhvillimeve globale makroekonomike dhe zhvillimet në tregjet valutore.
Shumica e bordit ekzekutiv të BQE ngritën shqetësime më herët rreth fuqisë së euros, por thotë Draghi, me gjithë pakënaqësinë e gjerë ndër politikëbërësit, ata mbetën të bindur se “inflacioni përfundimisht do të përputhet me objektivin tonë “. Presidenti i BQE tha se kishte diskutime paraprake mbi planet për të ndryshuar programin e QE. Ai theksoi gjithashtu se normat e interesit do të mbeten të ulëta për një periudhë të gjatë.