Me anë të një memorandumi Komisioni i kërkon stafit që të përgatisë shkëputjen e Mbretërisë së Bashkuar
Brukseli ka filluar që në mënyrë sistematike të lëri jashtë grupet Britanike nga kontratat miliarda euro dhe po nxit kompanitë që “t’ia mbathin” në 27 vendet e mbetura anëtare të BE-së.
Në një memo të brendshëm të siguruar nga Financial Times, zyrtarët e lartë të Komisionit Europian kanë udhëzuar stafin që të shmangin “ndërlikime shtesë të panevojshme” me Britaninë përpara 2019-ës, duke vërtetuar ftohtësinë e ashpër administrative që përpara se Britania të lërë bllokun.
Më saktësisht i bën thirrje stafit të Be-së që të inkurajojë sektorin privat të vendosur në Londër për pasojat ligjore të Brexit dhe që të marrin në konsideratë çeljen e një zyre në BE për të ruajtur lejet e operimit. Agjencitë gjithashtu janë udhëzuar për të shkëputur Mbretërinë e Bashkuar nga bazat e të dhënave të ndjeshme, me shumë siguri në ditën që do të dalë nga Brexit.
Dërguar një javë pasi Theresa May, kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, vuri në zbatim nenin 50, shënimi i komisionit nënvizon se Britania në praktikë menjëherë do të humbasë para dhe ndikim, edhe pse ka akoma të drejta dhe detyrime ligjore e anëtarësimit formal.
Zyrtarët e BE-së thonë se nuk do të ketë përjashtim për sa i përket shpenzimeve të BE-së nëpërmjet fondeve strukturore apo rajonale, duke qenë se këto të fundit janë të zbatuara nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar se nga trupa e BE-së.
Por për sa i përket fushave të tjera të financimit direkt qasja po fillon të shtrëngojë. Brukseli ka përcaktuar tashmë që çdo kontratë në fazën e fundit të punës në sistemin e navigacionit satelitor Galileo prej 10 miliardë euro mund të anulohet pa penalitet nëse furnizuesi nuk është më shtet anëtar të BE.
Në mungesë të sigurisë së angazhimeve të marrëdhënies së ardhshme, shërbimet e komisionit dhe agjencitë duhet të marrin në konsideratë aspektet praktike të shkëputjes së aksesit nga baza e të dhënave të mundësuar nga trupat e BE-së, citohet në shënim.
Normale. Ska ndonje cudi ketu. Ne momentin qe del i bie te te heqin dhe perfitimet.
Largohet nje nga shtetet qe kishte me shume perfitime dhe lehtesira nga BE-ja.
Te rrezikshme jan keto kohe me keta lidera qe po vijne ne vende kyce. Si mund te konkurosh me ekonomite si kina india etj nese nuk je i bashkuar.
Turmat mbahen si inteligjente. Por po sjellin ne pushtet autokrate qe nuk i hyjne ne pune shpise se tyre dhe jo drejtimit te shtetit