First Investment Bank AD, Bullgaria në vazhdën e rishikimit të strategjisë së saj arriti marrëveshjen me Citigroup Global Markets Limited për partneritet në lidhje me:
* Mundësitë për përthithjen e partnerëve strategjikë dhe/ose zgjerim
* Tërheqjen e investitorëve të rinj
* Shtesa të reja në kapital për të mbështetur rritjen/zgjerimin e mëtejshëm të bankës
Secili nga opsionet e mësipërme është në mbështetje të strategjisë afatgjatë të bankës, e cila është përqendruar në zhvillimin e mëtejshëm të produkteve për individë si edhe sektorit të biznesit të vogël e të mesëm në rajonin e Ballkanit.
Fibank ka arritur marrëveshjen që Citigroup Global Markets Limited të jetë këshillues financiar.
Në këtë vazhdë Këshillit Drejtues të Bankës i është bashkuar Z. Nedelcho Nedelchev, një financier me eksperiencë jo vetëm në Bullgari por dhe ndërkombëtare. Z. Nedelchev do të ketë funksionin e Drejtorit Ekzekutiv të bankës. Ai do të ketë rolin kryesor për të diskutuar mbi mundësitë strategjike gjatë projektit me Citigroup Global Markets Limited.
Z. Nedelchev është një njohës i mirë i aktivitetit të First Investment Bank dhe ka menaxhuar projektin për blerjen në vitin 2014 të Unionbank EAD në Bullgari deri në bashkimin e plotë me Fibank.
Struktura drejtuese e bankës është në përputhje me strategjinë për konsolidimin e pozitave të saj në tregjet lokale dhe ndërkombëtare, aktualisht në Shqipëri, Maqedoni dhe Qipro.
Fibank Bullgaria është zotëruese 100% e Fibank Albania. Fibank Albania është një ndër bankat me ritmet e rritjes më të larta në sistemin bankar në Shqipëri. Të gjithë treguesit e ecurisë së bankës janë përmirësuar vazhdimisht në të gjitha aspektet, përfitueshmëri, huadhënie dhe depozitat nga klientët. Rezultatet pozitive kanë ardhur si pasojë e përpjekjeve në rritje dhe dedikimit në ofrimin e shërbimeve dhe produkteve inovative.