Referuar një deklarate të bërë nga ministri i Ekonomisë, Emil Karanikolov, investitorët e huaj më të mëdhenj në ekonominë bullgare janë nga Bashkimi Europian. Investimet e Huaja Direkte në vend për periudhën janar-mars 2018 arritën në 179.1 milionë euro. Ndërsa në vitin 2017, investimet e huaja arritën në vlerën 950.1 milionë euro.
Dhjetë vendet me Investimet më të mëdha Direkte në Bullgari në 2017 ishin kryesisht nga Bashkimi Europian dhe nuk kishte asnjë vend me një regjim tatimor preferencial. Investimi i drejtpërdrejtë neto më i madh në vend në periudhën janar – dhjetor 2017 u bë nga Holanda (875.7 milionë euro), Zvicra (126.6 milionë euro) dhe Gjermania (94 milionë euro), theksoi z. Karanikolov.
Pjesa e investimeve në juridiksione me regjim tatimor preferencial në Bullgari, në vitin 2017, është thuajse e parëndësishme dhe nuk ka asnjë ndikim në zhvillimin e ekonomisë së vendit, theksoi ai më tej.
Gjatë viteve të fundit, ne kemi parë rritje të niveleve të Investimeve të Huaja Direkte, duke tejkaluar edhe ato të para fillimit të krizës ekonomike dhe financiare globale të vitit 2008. Këto të dhëna janë një tregues i mirë edhe i rritjes së interesit ndaj Bullgarisë, si një prej destinacioneve me numrin më të madh të investimeve, përfundoi ai.