Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave, Bullgaria pati një rritje ekonomike të qëndrueshme në tremujorin e parë. Prodhimi i Brendshëm Bruto avancoi në 3.4%, pothuajse e njëjta normë rritjeje edhe në dy tremujorët e mëparshëm.
Në tremujorin e dytë të vitit 2016, norma e rritjes ishte në 3.6%.
Ndërsa për sa u përket shpenzimeve finale të konsumit, ato shënuan një rritje me 4.1% gjatë vitit, ndërsa formimi bruto i kapitalit fiks ra me 5.4%.
Nga tremujori në tremujor, PBB-ja u rrit 0.8%.