Renta minerare një zë dominues vitet e fundit në ardhurat e buxhetit të shtetit nisi këtë vit të shfaqë dobësi të theksuara për shkak të uljes së çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare.
Të dhënat zyrtare nga ministria e Financave tregojnë se, të ardhurat nga renta rezultuan 18 për qind më pak se, plani. Nga 7.9 miliardë lekë të parashikuara u reaguan vetëm 6.5 miliardë lekë, në mbyllje të vitit 2013. Në vitin 2013 këto të ardhura ishin 19 për qind më të larta, në vlerë neto mbi 8 miliardë lekë.
Çmimi i naftës bruto në tregjet ndërkombëtare ka rënë që nga fillimi i 2014 me rreth 60 për qind dhe po në këtë masë janë ulur edhe fitimet nga eksportet e naftës shqiptare. Kjo situatë ka reflektuar edhe në të ardhurat e buxhetit pasi për shkak të çmimit të ulët, janë paguar me pak taksa. Krahas naftës rënie të çmimeve janë vërejtur edhe për mineralet e tjera të tilla si kromi dhe bakri dhe çimento, nga eksporti i të cilave është paguar më pak rentë minerare.
Renta ka një histori të vonë taksimi në Shqipëri. Ky tatim u zhvilluar pas vënies në shfrytëzim të burimeve të nëntokës, kryesisht naftës dhe mineraleve.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.