Parlamenti diskutoi sot pr.ligjin e zonave të lira ekonomike, për të cilët komisioni i Ekonomisë ka pasur diskutime të mëparshme.
Bëhet fjalë për tre zona, në Durrës, Koplik dhe Vlorë. Ky projektligj fton të gjithë investitorët që të bëhen pjesë, duke u ofruar atyre lehtësi fiskale, përgjysmim të taksës për 5 vitet e para.
Edhe ditën e sotme, diskutimet mes opozitës dhe qeverisë kanë qenë evidente, gjatë të cilave deputeti Bode ka theksuar se ky pr.ligj s’do të ketë efekte në ekonominë vendase. Ai shtoi se krijimi i zonave të lira nuk mund të zbusë pasojat, sipas tij negative nga rritja e taksave mbi biznesin gjatë dy viteve të fundit.
Një javë më parë, ministri Ahmetaj deklaroi se ky pr.ligj do të mundësojë thithjen e sa më tepër investimeve njoftoi se tenderi për shfrytëzimin e tyre do të njoftohet pas 2 muajve, ndërsa përgjigjja për kompanisë fituese do të lajmërohet në tetor.
Efektet e këtij pr.ligji në ekonomi do të jenë të mëdha, sipas ministrit, ku pritet të hapë rreth 17 mijë vende pune.
Ndërsa, për lehtësitë fiskale, Ahmetaj listoi një sërë prej tyre (lexoni këtu : http://www.monitor.al/zonat-e-lira-ekonomike-ahmetaj-tenderi-pas-2-muajve/)
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.