Ekonomia kineze bie përsëri në tremujorin e parë

25/04/2012 3:01 PM 0 komente

Ekonomia kineze u zgjerua me 8% në tremujorin e parë të këtij viti, një normë rritje që Europa dhe SHBA-të vetëm mund ta ëndërrojnë. Gjithsesi, ajo shënoi normën më të ulët në gati tre vjet, pavarësisht reformave.

Sipas të dhënave zyrtare kineze, ekonomia kineze u rrit 8.1% në tre muajt e parë të këtij viti. Kjo shifër është dukshëm më e ulët se 8.9% e rritjes së shënuar në tremujorin e katërt 2011 dhe shënon tremujorin e pestë në rënie të vazhdueshme.

Të dhënat nga Zyra Kombëtare e Statistikave (NBS) kanë treguar gjithashtu se prodhimi industrial, udhëheqësi i ekonomisë kineze dhe eksporteve të saj u rrit me një ritëm shumë të ngadaltë në tre muajt e parë të këtij viti. Edhe pse prodhimi u rrit 11.6%, ai është shumë poshtë nivelit të arritur në tremujorin e parë të 2011-s, kur prodhimi industrial u rrit 15.7%.

Por analistët janë të gatshëm të shohin një forcim të zhvillimit të ekonomisë kineze.

“Sythat e gjelbër kanë dalë në shumë sektorë, duke na bindur se ulja aktuale duket më shumë si një konsolidim i ngadaltë se sa një rënie e rrëmbyer, siç e pamë në 2008-‘09”, tha Xianfang Ren, një ekonomist i “HIS Global Insight”.
Megjithatë, tani ka një presion të madh në Kinë, meqë sektori i prodhimit është ende i goditur nga ulja e kërkesës, për shkak të krizës europiane. Kujtojmë se Europa është tregu më i madh ku Kina eksporton.

Lidershipi kinez rishikoi në mars parashikimet e rritjes për këtë vit, duke i ulur në 7.5%, për shkak të pasigurive të vazhdueshme në tregjet globale. Ky do të jetë niveli më i ulët që prej vitit 1990 për ekonominë e dytë më të madhe në botë. Qeveria e Pekinit Alpha

ka prezantuar tashmë një varg masash për të ndihmuar bizneset e vogla dhe pritet të bëjë më shumë për të ndihmuar sektorin e eksportit. Në shkurt, Banka Qendrore uli për të dytën herë normën e interesit si një përpjekje për të dhënë më tepër kredi e për të rritur konsumin e brendshëm.

“Ndërsa klima globale mbetet e lëkundur, Kina po bën hapa të mëdha për të nxitur konsumin e për të frenuar rreziqet ekonomike”, tha ekonomisti i Bankës Botërore, Ardo Hansson, për agjencinë e lajmeve DPA.

Rritja ekonomike në të ardhmen mbetet shumë e rëndësishme për vendin me kaq shumë njerëz që hyjnë në tregun e brendshëm të punës çdo vit. Nëse nuk krijohen vende të reja të mjaftueshme pune, trazirat sociale nuk do të mund të përballohen.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of