Eliminatoret e Botërorit Rusi 2018. Cilat kombëtare do t’i bashkohen Belgjikës?

06/09/2017 4:46 PM 0 komente
Rusi 2018

Belgjika është kombëtarja e parë e zonës europiane e kualifikuar matematikisht në Kupën e Botës 2018. Cilat do të jenë kombëtaret e tjera që do të shkojnë në Rusi verën e ardhshme?

Më poshtë të sqaruara të gjitha kombinimet e mundshme për grupet përkatëse, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje muajin e ardhshëm deri në mbylljen e fazës eliminatore.

Skuadrat e kualifikuara deri më tani janë: Rusia (si vendi organizator) dhe Belgjika që ka siguruar matematikisht vendin e parë në grupin H.

Cilat skuadra janë ende në lojë për t’u kualifikuar drejtpërdrejt në Botëror?

Gjermani, Angli, Francë, Spanjë, Itali, Suedi, Bullgari, Kroaci, Danimarkë, Islandë, Republika e Irlandës, Mali i Zi, Holandë, Irlandë e Veriut, Poloni, Zvicër, Portugali, Serbi, Sllovaki, Slloveni, Skoci, Turqi, Ukrainë, Uells.

Cilat skuadra janë ende në lojë për të arritur fazën Play-Off?

Shqipëri, Austri, Bosnjë-Hercegovinë, Greqi, Qipro, Estoni.

Cilat skuadra janë eliminuar tashmë?

Luksemburg, Bjellorusi, Hungari, Ishujt Faroe, Andorra, Letoni, Azerbajxhan, Republika Çeke, Norvegji, San Marino, Gjeorgji, Moldavi, Rumani, Armeni, Kazakistan, Lituani, Maltë, Izrael, Maqedoni, Lihtenshtein, Gjibraltar, Finlandë, Kosovë.

Cilat skuadra janë kualifikuar deri tani në Botëror nga zonat e tjera eliminatore (Azia, Afrika, Amerika e Jugut, Amerika e Veriut dhe ajo Qendrore)?

Brazil, Iran, Japoni, Meksikë, Kore e Jugut, Arabia Saudite.

Kombinacionet e mundshme për secilin grup në pritje të ndeshjeve të muajit tetor…

GRUPI A

Suedi (16) – Luksemburg (5)
Bjellorusi (5) – Holandë (13)
Bullgari (12) – Francë (17)
• Franca do të sigurojë vendin e parë në rast fitoreje dhe njëkohësisht humbjes së Suedisë. Gjithsesi 3-pikëshi në Sofje, do të garantonte minimalisht Play-Off-in për nënkampionët e Europës. Por nëse Holanda nuk fiton me Bjellorusinë, atëherë Francës do t’i mjaftonte 1 pikë.
• Suedia do të arrijë një nga dy vendet e para nëse Bullgaria nuk do të mundë Francën dhe nëse do të marrë më tepër pikë se Holanda në Bjellorusi.
• Holanda do të eliminohet nëse arrin një rezultat më të dobët se Suedia.

GRUPI B

Ishujt Faroe (8) – Letoni (3)
Andorra (4) – Portugali (21)
Zvicër (24) – Hungari (10)

• Zvicra (me pikë të plota deri tani) dhe Portugalia kanë siguruar dy vendet e para dhe më 10 tetor do të ndeshen mes tyre për të përcaktuar se cila skuadër do të shkojë direkt në Botëror dhe cila në Play-Off.

GRUPI C

Azerbajxhan (10) – Republika Çeke (9)
San Marino (0) – Norvegji (7)
Irlandë e Veriut (19) – Gjermani (24)

• Gjermania me 8 fitore në 8 ndeshje ka siguruar të paktën fazën Play-Off. Edhe Irlanda e Veriut do të renditet mes dy të parëve. Kampionët e Botës do të luajnë në Belfast dhe do ju mjaftojë veç 1 pikë për t’u kualifikuar matematikisht.

GRUPI D

Gjeorgji (5) – Uells (14)
Republika e Irlandës (13) – Moldavi (2)
Austri (9) – Serbi (18)

• Serbia do të kualifikohet nëse fiton në Austri.
• Uellsi do të sigurojë fazën Play-Off nëse do të fitojë në Tbilisi dhe Irlanda do të ndalet nga Moldavia.

GRUPI E

Armeni (6) – Poloni (19)
Rumani (9) – Kazakistan (2)
Mali i Zi (16) – Danimarkë (16)

• Polonisë i mjafton 1 pikë për të siguruar një ndër dy vendet e para. Nëse fiton në Armeni dhe Danimarka barazon me Malin e Zi do të renditet në vend të parë duke u kualifikuar.

GRUPI F

Skoci (14) – Sllovaki (15)
Angli (20) – Slloveni (14)
Maltë (0) – Lituani (5)

• Anglia do të kualifikohet nëse fiton me Slloveninë, ose nëse barazon dhe Sllovakia nuk fiton në Skoci.
• Sllovakia do të sigurojë vendin e dytë nëse mund Skocinë dhe Sllovenia humbet ndaj Anglisë.

GRUPI G

Lihtenshtein (0) – Izrael (9)
Itali (19) – Maqedoni (7)
Spanjë (22) – Shqipëri (13)

• Spanja do të kualifikohet nëse merr një rezultat më pozitiv se Italia. Italisë nga ana tjetër do t’i mjaftonte një barazim për të siguruar vendin e dytë (Play-Off).

GRUPI H
Gjibraltar (0) – Estoni (8)
Bosnjë-Hercegovinë (14) – Belgjikë (22)
Qipro (10) – Greqi (13)

• Belgjika është kualifikuar në Botëror dy ndeshje para mbylljes së eliminatoreve.
• Bosnjë-Hercegovina do të siguronte vendin e dytë nëse fiton ndaj Belgjikës dhe njëkohësisht Greqia humbet në Qipro.
• Qipro duhet të fitojë ndaj Greqisë dhe të shpresojë që Bosnja të humbasë pikë, ose të barazojë dhe nga krahu tjetër Bosnja të mundet me belgët.

GRUPI I
Kosovë (1) – Ukrainë (14)
Turqi (14) – Islandë (16)
Kroaci (16) – Finlandë (7)

• Turqia dhe Ukraina do të eliminohen nëse humbasin dhe njëkohësisht Kroacia do të fitojë. Ky skenar do të garantonte dy vendet e para për Kroacinë dhe Islandën.

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of

wpDiscuz