Firmoset protokolli “Për Zbatimin e Marrëveshjes Kuadër ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për Bashkëpunimin në Nxitjen dhe Lehtësimin e Tregtisë,” me qëllim heqjen e të gjitha barrierave jo-tarifore mes të dy vendeve dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare.
I firmosur nga dy ministrat e ekonomisë, në këtë takim qëllimi ishte diskutimi i çështjeve konkrete që lidhen me shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës, problematikave, por edhe ofrimin e zgjidhjeve të shpejta në favor të mbrojtjes së interesave të kompanive shqiptare dhe kosovare, konkurrencës së lirë dhe tëndershme në treg, rritjes së volumit të shkëmbimeve dhe nxitjes së tregtisë, por edhe promovimit të produkteve “Made in Albania” në tregjet tona ku vërehet një prezencë e rëndësishme e produkteve nga vendet e rajonit.
Në këtë kuadër kreu i ekonomise së Kosovës Bajrami kërkoi mbështetjen e palës shqiptare në bashkëpunimpër zgjidhjen sa më të shpejtë të këtyre çështjeve.
Në fjalën e tij, Ministri Ahmetaj theksoi se problemet me të cilat përballen sot kompanitë shqiptare dhe kosovare janë në fakt probleme tipologjike të cilat duhet të marrin zgjidhje një herë e mirë.
Palët diskutuan edhe për organizimin e një panairi të përbashkët të tregtisë dhe e vlerësuan më shumë interes bashkëpunimin në fushën e turizmit, duke kombinuar truizmin malor të Kosovës më atë bregdetar që ofron Shqipëria, për t’u dhënë një hov sektorit në Shqipëri dhe Kosovë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.