Gjatë 2017-s, Formula 1 e cila drejtohet për të parin vit nga Liberty Media (blerja ndodhi në janar të 2017-s), të ardhurat kanë regjistruar rënien më të fortë në një dekadë.
Në veçanti Formula 1, e cila drejtohet nga grupi i John C. Malone, u shpjegoi në një letër aksionerëve të saj që “në 2017, të ardhurat ranë rreth 1%”.
Formula 1, rënia më e fortë në një dekadë
Siç bën të ditur “Milano Finanza”, shifrat do të publikohen në javët e ardhshme, por duke qenë se në 2016, fitimet e shoqërisë arritën në 1,4 miliardë euro, mendohet se në vitin e kaluar, shoqëria regjistroi një rënie prej 14,6 milionë euro, duke shënuar rënien më të fortë në një dekadë, si dhe vitin e dytë nga 2008 dhe pastaj në 2015 – gjatë të cilit Formula 1 ka parë një rënie të fitimeve.
Rregullat e reja mund ta shtyjnë Ferrarin të braktisë Formula 1
Në vitin 2016, për shembull, Ferrari është skuderia që ka fituar më shumë (rreth 158 milionë euro), pavarësisht se në vitin 2015, Ferrari nuk fitoi as klasifikimin e pilotëve, as atë të konstuktorëve.
Ferrari është e vetmja skuderi që ka marrë pjesë në Formula 1 që kur u krijua në vitet ‘50 të shekullit të kaluar. Por edhe ky bonus mund të eliminohet nga Liberty Media, pasi në planet e drejtuesve të rinj, Formula 1 ka nevojë të jetë më pak e pabalancuar në hendekun mes skuderive të mëdha dhe atyre të vogla për të rritur audiencën në nivel botëror.
Kjo mund ta irritojë edhe më shumë drejtuesin e Ferrari-t, Sergio Marchionne, i cili e di mirë se garat në Formula 1 kanë qenë të rëndësishme në krijimin e mitit të Ferrari. Ai është i bindur se Formula 1 nuk do të jetë e njëjta pa skuderinë e Maranello-s në pistë.