Gara për fondet publike, përjashtohen 17 kompani shkak kryesor deklarimet e rreme

14/03/2019 10:00 AM 0 komente

Për të paktën 55 kompani janë bërë propozime për përjashtim nga gara në procedurat e prokurimit të zhvilluara nga institucionet publike. Të dhënat zyrtare tregojnë se në vitin 2018 nga ana e autoriteteve kontraktore janë bërë kërkesa për përjashtim për 41 operatorë ndërkohë që në 14 raste kërkesat kanë ardhur nga operatorët e tjerë ekonomikë. APP raportoi se nga 55 rastet e propozuara për përjashtimin nga pjesëmarrja në prokurimet publike/ koncensione partneritet publik privat, rezulton se 33 raste kanë qenë të mbështetura në parashikimet e nenit 13/3/a të LPP, pra, për keqinformim dhe paraqitje të dokumenteve me të dhëna të rreme. Po kështu në 20 raste të propozuara janë paraqitur kërkesa për mospërmbushje të detyrimeve kontraktuale dhe në  2 raste, janë mbështetur në vendimin e dhënë nga Autoriteti i Konkurrencës për marrëveshje të fshehta në oferta.

“Nga 55 kërkesat e administruara gjatë këtij viti, ka filluar procedimi administrativ për përjashtimin nga procedurat e prokurimit për 32 operatorë ekonomikë, ndërsa për 23 propozime nuk janë marrë në konsideratë, por i është kërkuar propozuesit paraqitja e dokumentacionit provues/plotësues apo nuk kanë qenë në kushtet e parashikuara nga dispozita ligjore për nisjen e procedimit administrativ nga APP” thuhet në raportin e Agjencisë.

Në finale nga rastet për të cilat ka nisur procedura e përjashtimit, vendim është marrë vetëm për 17 operatorë.

Nga këta 11 operatorë ekonomikë, janë përjashtuar nga pjesëmarrja në prokurimet publike për shkak të keqinformimit dhe paraqitjes në tender të dokumenteve që përmbajnë të dhëna të rreme, sipas përcaktimeve të nenit 13/3/a të Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar. Gjashtë operatorë ekonomikë janë përjashtuar për shkak se kanë keqinformuar për qëllime kualifikimi, autoritetin kontraktor kurse 5 operatorë ekonomikë janë përjashtuar për shkak se kanë paraqitur dokumentacion me të dhëna të rreme për qëllime kualifikimi.

Po kështu pesë operatorë rezultojnë të përjashtuar për shkak se nuk kanë përmbushur detyrimet kontrakturale për të cilat kishin nënshkruar kontratë me autoritetet kontraktore .  

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of