Prurjet e gazit drejt Evropës ka të ngjarë të mos ndërpriten teksa Gazprom varet nga të ardhurat e shitjeve, referon një analist i lartë.
Çmimet evropiane të gazit natyror po përmbysin rënien e tyre më të madhe në pesë vjet teksa rritet shqetësimi se tensioni mes Rusisë dhe Ukrainës do të trazojë sërish prurjet në rajon.
Gazi për dorëzimet e ardhshme mujore në Mbretërinë e Bashkuar u rrit 21 për qind gjatë gjashtë javëve të fundit teksa Ukraina tha se kjo mund të ndalojë OAO Gazprom, furnizuesin më të madh të Evropës, nga transportimi i karburantit përmes territorit të saj për shkak të mbështetjes që Rusia po i jep separatistëve. Kompania me bazë në Moskë, e cila plotëson 15 për qind të kërkesës evropiane të gazit përmes tubacioneve të epokës sovjetike në të gjithë Ukrainën, ndali furnizimet ndaj fqinjit të saj më 16 qershor si pasojë e një mosmarrëveshje rreth borxhit dhe çmimeve.
Magazinimi i gazit në Ukrainë është më pak se gjysma e plotë dhe vendi filloi këtë muaj të kufizojë përdorimin e brendshëm për të kursyer karburant. Çmimet në Mbretërinë e Bashkuar, treguesi referencë rajonal, ranë në nivelin e tyre më të ulët që nga viti 2010 muajin e kaluar pasi një dimër i butë bëri që fushat e magazinimit të 28-vendeve tëBashkimit Evropian të qëndrojnë plotë për këtë periudhë të vitit që nga 2008. Kostot e shitjes me shumicë tremujorin e ardhshëm do të jenë 11 për qind më të larta nga sa po paguajnë aktualisht kompanitë për atë periudhë, në bazë të një parashikimi nga Societe Generale SA në Paris.