Rritja ekonomike gjermane u drejtua nga konsumi privat dhe ai i qeverisë në tremujorin e fundit teksa tregtia ‘zgjatoi’ në prodhim si pasojë e ngadalësimit global.
Rënia e produktit të brendshëm bruto tregoi se shpenzimet private gjermane u rritën 0.6 për qind në tre muajt deri në shtator, sipas të dhënave të publikuara të martën nga Zyra Federale e Statistikave në Ëiesbaden. Importet u rritën 1.1 për qind, ndërsa eksportet u rritën vetëm 0.2 për qind, dhe investimet kapitale u tkurrën me 0.3 për qind. Ekonomia u zgjerua 0.3 për qind, në përputhje me vlerësimin e 13 nëntorit.
Normat e ulëta rekord të papunësisë dhe normat e interesit po mbështesin kërkesën e brendshme në ekonominë më të madhe të Evropës, duke neutralizuar efektin e ‘ftohjes’ së udhëhequr nga Kina në tregjet në zhvillim që po frenojnë shitjet gjermane jashtë shtetit. Më shumë stimuj gjasojnë të aplikohen në të ardhmen teksa Banka Qendrore Evropiane po konsideron nëse duhet të lehtësojë edhe më tej politikën monetare të eurozonës.
Kërkesa e brendshme ka shtuar 0.7 pikë përqindjeje në rritjen e tremujorit të fundit, ndërsa tregtia neto u tërhoq 0.4 pikë përqindjeje.
Aktiviteti ekonomik në Gjermani ‘e rimorri veten’ këtë muaj, me treguesin e shërbimeve në nivelin më të lartë që nga shtatori 2014 dhe treguesin e prodhimit që gjithashtu avancoi, sikundër tregoi një studim nga Markit Economics me bazë në Londër.
Indeksi ZEË i besimit të investitorëve u rrit në nëntor për herë të parë në tetë muaj.