Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) do të investojë 20 milionë euro në grupin francez të agrobiznesit Soufflet për ta ndihmuar atë të zgjerojë rrjetin e magazinimit të grurit dhe objekteve të prodhimit të farave në Poloni, Rumani dhe Ukrainë.
Soufflet do t’i konsolidojë të gjitha bizneset e magazinave dhe fabrikave ekzistuese dhe të ardhshme të grurit dhe farave në ato vende, në një kompani të re të quajtur International Grains Silos, në të cilën BERZH do të zotërojë jo më shumë se 35% aksione.
Soufflet Group është një nga operatorët kryesorë privatë në zinxhirin e grurit si në Europë ashtu dhe në mbarë botën. Strategjia në rajon është të zhvillojë një zinxhir të integruar të furnizimit.
“Ky projekt i ri konfirmon ndikimin e BERZH-it në sektorin e bujqësisë në Europën Lindore.
Partneriteti ynë afatgjatë me bankën ofron mbështetje të rëndësishme për zhvillimin e grupit Soufflet në prodhimin e grurit, eksportimin dhe përpunimin në rajon, – tha Laurent Bernasse, financier i Soufflet.